Intervistë ekskluzive me editorin dhe shkrimtarin Hassan Yarti. Banues në Barcelonë të Spanjës, por origjina e tij është nga qyteti Ksar el-Kebir, në veri të Marokut.
Përshëndetje Hassan. Mirë se erdhët në medien tonë. Prezantohuni tek lexuesit shqiptarë.
Përshëndetje Angela dhe mirë se ju gjej sëbashku me të gjithë lexuesit e këtij vendi kaq të bukur dhe të mrekullueshëm në zemër të ballkanit. Unë jam Hassan Yarti, poet dhe shkrimtar, disi në dilemë për pyetjet që do të vijnë në vijim, për tu përgjigjur siç duhet. Unë jam gjithmonë në kërkim të përsosmërisë në imagjinatën time, ndaj krijoj një identitet unik për vetveten. Mezi pres të vij e nesërmja dhe të shkruaj për mendimet e mia më të thella, duke shpresuar që pena ime të gjejë mënyrën e nevojshme për të gjetur një strehë; të sigurtë një ditë të afërt në ndonjë kryevepër. Unë banoj në Barcelonë të Spanjës, por origjina ime është nga qyteti Ksar el-Kebir, në veri të Marokut, një qytet i lënë pas dore, i vendosur në raftet e harresës, edhe pse është burimi i shumë shkrimtarëve dhe intelektualëve marokenë.
Unë përthitha dhe u ushqeva me shkronja dhe fjalë përmes ngjyrave të mureve të qytetit tim, si dhe përgjatë anëve të rrugicave të tij dhe rrugëve të njohura. Rrugëtimi im letrar përfshin një gamë të gjerë zhanresh, duke përfshirë këtu: poezi, tregime dhe publicistikë. Ndihem i nderuar që jam Anëtar i Unionit të Shkrimtarëve Arabë si dhe të Bashkimit Elitar Arab për Poezi dhe Letërsi. Në rolin tim si President i Shoqatës Al-Nibras për Kulturën dhe Artin, kam pasur privilegjin të nxis përpjekjet kulturore dhe artistike. Përveç kësaj, themelova Revistën Letrare të Barcelonës, një media dygjuhëshe kushtuar prezantimit të zërave të ndryshëm letrarë nga e gjithë bota.
Cili është emri i librit, projektit apo eventit më të njohur tuajin?
Ndër veprat e mia më të njohura është përmbledhja me tregime:;Rrathët e zbrazëtisë ; botuar në vitin 2024 nga Shtëpia Botuese Al-Halabi, i cili shquhet si një arritje mjaft domethënëse. Kjo përmbledhje përqendrohet në temat e reflektimit ekzistencial dhe gjendjes shpirtërore njerëzore, duke rezonuar me një audiencë tepër të gjerë do të shtoja. Një tjetër projekt i ardhshëm, i rëndësishëm, është romani;Në shpinën e Grifinës; i cili premton të jetë një eksplorim angazhues i temave mitike të ndërthurura me çështjet bashkëkohore. Përveç kësaj, kam në plan të botoj libra të tjerë me përmbledhje poezish apo tregimesh si ;Nuk ka vend të prapambetur; dhe ;Ëndrrat bëhen realitet;, si dhe një librin e titulluar: Yarties; Secila nga këto vepra pasqyron përpjekjen time të vazhdueshme për të eksploruar peizazhe dhe rrëfime të reja letrare.
A keni fituar ndonjë çmim, çertifikatë vlerësimi, apo ndonjë arritje tjetër që dëshironi të ndani me lexuesit?
Gjatë gjithë karrierës sime, kam pasur fatin të marr çertifikata mirënjohjeje nga shoqata të ndryshme etrare. Puna ime është paraqitur dhe përkthyer në shumë revista dhe gazeta prestigjioze ndërkombëtare, që në vetvete, për mua është jo vetëm nder por edhe kënaqësi. Për më tepër, poezitë e mia janë përfshirë në shumë antologji, si për shembull ajo e sapo botuar në Marok;Poezi kundër mizorisë;, ose ;Antologji Poetike – I – në Kosovë duke nxjerrë në pah angazhimin tim për të trajtuar çështjet aktuale dhe sociale nëpërmjet letërsisë.
Kam marrë gjithashtu shumë çertifikata dhe çmime në letërsinë arabe në veçanti, por jam vlerësuar me çertificata edhe në: Amerikë, Meksikë, Indi, Nigjeri, Xhordani, Marok, Spanjë, etjer, si vlerësim për shërbimin tim ndaj letërsisë dhe kulturës. Teksa çmimet dhe çertifikatat formale janë të kënaqshme, nderimi dhe vlerësimi i vërtetë qëndrojnë në lidhjen që puna ime bën me lexuesit anembanë botës.
Cilat janë hobet tuaja?
Përveç shkrimit, kam një pasion të madh leximin, i cili vazhdimisht frymëzon dhe pasuron punën time. Më pëlqen shumë të eksploroj kultura të ndryshme, gjë kjo e cila është një arsye pse jetesa në Barcelonë ka qenë një përvojë kaq komplekse. Gjithashtu, vazhdimisht angazhohem në ecurinë e formave të ndryshme të shprehjes artistike, si dizajni në Photoshop dhe editimi i videove, gjë që më lejon të eksploroj dhe shpreh krijimtarinë time në mënyra të ndryshme. Për më tepër, jam i apasionuar pas promovimit të nismave kulturore dhe mbështetjes së artistëve dhe shkrimtarëve në zhvillim e sipër, nëpërmjet punës sime me Shoqatën Al-Nibras për Kulturën dhe Artin.
Përveç kësaj, më pëlqen shumë të gatuaj dhe të shikoj filma në gjuhë të huaja nga e gjithë bota, në mënyrë që të mësoj për kulturat, zakonet dhe traditat e ndryshme që përmban çdo vend, veçanërisht ato koreane dhe indiane.
Cila është gjëja më pozitive në lidhje me arritjet tuaja?
Aspekti më shpërblyes i arritjeve të mia letrare është lidhja e ngushtë që vendos me lexuesit e mi. Dijenia se vargjet e mia mund të tingëllojnë thellë tek ato, më ngjallin emocione dhe më frymëzojnë për krijime të reja, për kulturat dhe prejardhjet e ndryshme, dhe kjo është jashtëzakonisht e kënaqshme. Çdo pjesë e kritikave, qoftë një letër e përzemërt e një lexuesi apo një rishikim recensioni në një revistë letrare, rikonfirmon fuqinë e letërsisë për të kapërcyer ndarjet dhe për të nxitur mirëkuptimin. Për më tepër, duke parë ndikimin e Revistës Letrare të Barcelonës dhe Shoqatës Al-Nibras për Kulturën dhe Artin në nxitjen e dialogut ndër-kulturor dhe shprehjes artistike, është jashtëzakonisht gratifikuese.
Në cilën moshë ju është dashur të largoheni nga vendi juaj?
Unë u largova nga Maroku në moshën adoleshente, një vendim i nxitur nga dëshira për të kërkuar mundësi më të gjera, ashtu sikurse për t`u bërë pjesë e mjediseve të ndryshme kulturore dhe letrare. Përvoja e jetesës në Spanjë, dhe veçanërisht në Barcelonë, ka qenë me të vërtetë transformuese. Ajo më ka dhënë një perspektivë unike dhe e ka pasuruar shkrimin tim me njohuri të reja kulturore si dhe ndikime të ndryshme.
Si ju lindi ideja për të themeluar revistën tuaj dygjuhëshe letrare?
Ideja për themelimin e Revistës Letrare të Barcelonës doli nga pasioni im për shkëmbimin kulturor dhe dëshira ime për të krijuar një platformë që lidh ndarjet gjuhësore dhe kulturore përmes letërsisë. Barcelona, me gamën e saj të pasur kulturore dhe skenën aktive letrare, siguroi sfondin e përsosur për këtë përpjekje.
Parashikova një revistë që jo vetëm do të paraqiste veprat e shkrimtarëve të njohur dhe të nxjerrë nga prejardhje të ndryshme gjuhësore, por gjithashtu, kjo do të nxiste një hapësirë për dialog dhe bashkëpunim kuptimplotë. Formati dygjuhësh i revistës pasqyron këtë angazhim ndaj përfshirjes dhe mirëkuptimit ndër- kulturor shumë etnik.
Cila është tema kryesore në shkrimet apo vargjet tuaja?
Tema kryesore e poezisë sime është eksplorimi i përvojës njerëzore në të gjithë kompleksitetin e saj. Vargjet e mia shpesh thellohen në peizazhe mjaft emocionale, në mendime ekzistenciale dhe në lidhje me tjetërsimin, migrimin dhe jetën e vështirë. Kur shkruaj, unë kam për qëllim të kap thelbin e betejave, gëzimeve dhe aspiratave njerëzore, duke reflektuar si mbi temat personale, ashtu edhe ato universale.
Nëpërmjet poezisë dhe tregimeve, përpiqem tu jap zë të margjinalizuarve, të sfidoj normat shoqërore dhe empatinë midis lexuesve të mi.
Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?
Duke vështruar gjithmonë përpara, qëllimi im kryesor është të vazhdoj të shkruaj dhe të zgjeroj bagazhin tim letrar. Jam veçanërisht i emocionuar për daljen e ardhshme të romanit tim On the Griffens Back; si dhe të veprave të tjera në vijim. Përtej shkrimit, kam në plan të zgjeroj shtrirjen dhe ndikimin e Revistës Letrare të Barcelonës, duke e bërë atë një platformë kryesore për shkëmbimin letrar dhe kulturor. Gjithashtu kam për qëllim të forcoj nismat e Shoqatës Al-Nibras për Kulturën dhe Artin, duke nxitur më shumë bashkëpunime ndërkombëtare dhe duke mbështetur gjithashtu talentet e rinj në zhvillim e sipër. Në fund të fundit, vizioni im është të kontribuoj në komunitetin letrar global në mënyra domethënëse dhe të vazhdoj të nxis një kuptim dhe vlerësim më të thellë të traditave nëpërmjet rrëfimeve të ndryshme kulturore.
Ju falenderoj për këtë intervistë dhe për kohën tuaj të vyer.
Faleminderit Juve Angela Kosta, shkrimtare, përkthyese dhe qenie e bukur njerëzore për këtë intervistë të këndshme. Pyetjet tuaja më lejuan të reflektoj thellë mbi rrugëtimin tim si shkrimtar dhe poet. E vlerësoj shumë kohën dhe interesin tuaj për të eksploruar punën dhe përvojat e mia. Mbështetja juaj do të thotë shumë për mua.
Hassan Yarti është shkrimtar maroken por aktualisht banues në Barcelonë (Spanjë).
Hassan është President në:

– Shoqata Al-Nabras për Kulturë dhe Art
– Themeluesi i Revistës Letrare “Barcelona Literary Magazine”
– Anëtar në Shoqatat:
– Unioni i Shkrimtarëve Arabë
– Unioni Elitar Arab për Poezi dhe Letërsi
Librat e tij të publikuara janë:
– Rrathët e zbrazëtisë – botuar nga Shtëpia Botuese Al-Halabi (2024)
– Kufiyya – botuar nga Shtëpia Botuese Al – Sarah (2024)
– Perspektivat e kalimit – botuar nga Al-Isra Publishing and Distribution (2024)
– Tregime të shkurtra krijuese – botuar nga Ansar for Culture (2013)
– Rinia krijuese – botuar me gjuhëtarë dhe krijues marokenë të tjerë (2012)
– Poezi kundër mizorisë – bashkëautor në antologjinë ndërkombëtare të botuar nga Universiteti i Letrarëve në
Marok (2024)
Veprat e tij në publikim e sipër:
– Në shpinën e Grifinës (Roman)
– Nuk ka më vend (Prozë)
– Ëndrrat bëhen realitet (bashkëautor)
– Yarties (Poezi)
– Çmenduria e drejtësisë (Prozë)
Disa nga veprat e tij janë përkthyer në gjuhët: anglisht, spanjisht, frëngjisht, kinezisht, turqisht, italisht dhe
shqip.
DËBIMI IM
O lulja ime e jaseminit,
O aromë dashurie dhe rinie,
Kam vendosur të largohem
Nga korridoret e mundimit…
Nga Dëbimi
Ku veshjet shqyhen
Nëpër shtigjet e saj.
Nga ky pikëllim në kraharorin tim
Në pritje të agimit
Nga errësira e natës
E mbuluar nga mjegulla
Dhe nga uji i një lumi
Pa dashur ta pranoj
hidhërimin e poshtërimit.
Nga rënkimi i një djali
Duke kërkuar përqafimin e rikthimit
Nga një e qeshur kotësie
Që fsheh shenjat e zymtësisë së dëbimit.
Nga vargjet e dëshirës së zjarrtë
që me rimat e tyre
Rrëmbejnë ftohtësinë e fjalimit.
Dhe nga këmbëngulja
Orët gdhenden përgjithmonë
Në përvuajtje
Nga shpresat e përhumbura
Në shtigjet e shpresës dhe përçmimit
E nga rrënojat që i afrohemi
Për të kuptuar të vërtetën:
Iluzionin e një mirazhi.
Si mund të më ndihmojë mërgimi im
Me vargje udhëzuese dhe korrektësie?
Pa nuhatur aromën tënde
O lulja ime e jaseminit!
Sepse ne kemi lindur nga barku i dhimbjeve
Dhe dera ende nuk është mbyllur për ne
Sa do të dëshiroja një trajtë tjetër kohe
Me ty shoqe e udhëve të mia
Me ëmbëlsinë, qetësinë dhe himnet e një poeti
Dhe një skenë mahnitëse.
Intervistoi dhe përktheu Angela Kosta Akademike, Drejtore e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare,
poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese
SAM24.info