Analiza e ndryshimit vjetor të popullsisë në Shqipëri e kryer më herët nga “Scan Intel” dhe ndarë sipas grupmoshave nxirrte në pah një çekuilibër demografik alarmant. Këtë herë analiza merr në konsideratë edhe gjininë. Të dhënat nga viti 2024 në 2025 tregojnë një rënie masive të meshkujve të rinj në moshën më produktive, ndërsa popullsia e të moshuarve, veçanërisht gratë, po rritet me shpejtësi. Ky trend thellon shqetësimet për të ardhmen e fuqisë punëtore dhe sistemit social në vend.
Nëse e analizojmë ndryshimin vjetor në shifra absolute rezulton se rreth 18 mijë të rinj të grupmoshës 15 deri në 29 vjeç janë zëvëndësuar me rreth 21 mijë të moshuar mbi 65 vjeç.
Çfarë po ndodh me brezin e ri?
Ky është segmenti që po boshatiset me shpejtësi. Rënia më e madhe regjistrohet te meshkujt e moshës 25-29 vjeç, ku popullsia ka rënë me 6.4% brenda një viti. Ky është një numër i paprecedentë, që dëshmon një valë të lartë emigracioni të kësaj grupmoshe. Rënie të ndjeshme ka edhe te femrat e kësaj grupmoshe me -4.1%, por hendeku midis gjinive është i qartë. Edhe te grupmosha 20-24 vjeç, meshkujt humbin më shumë se femrat, duke treguar një fenomen të largimit të të rinjve në kulmin e moshës së tyre për arsim dhe punë.
Ulja e lindshmërisë është një fenomen tjetër. Grupmosha 0-4 vjeç shënon rënie për të dyja gjinitë, me 2.9% për meshkujt dhe 2.1% për femrat. Kjo tregon se jo vetëm që lindin më pak fëmijë, por edhe familjet e reja po largohen, duke marrë me vete fëmijët.
Vëmendje të veçantë meriton grupmosha 40-44 vjeç. Ndërsa meshkujt shënojnë një rritje prej 2.0%, popullsia e femrave mbetet e pandryshuar (0.0%). Kjo mund të sugjerojë kthimin e një pjese të meshkujve të kësaj moshe, ndoshta nga emigracioni i hershëm, ose një rritje nga migrimi i brendshëm.
Trendi i kundërt shfaqet te grupmoshat mbi 65 vjeç. Rritja më e madhe regjistrohet te grupmosha 75-79 vjeç, ku popullsia e femrave është rritur me 9.5% dhe e meshkujve me 8.0%. Edhe grupmosha 85+ shënon një rritje të konsiderueshme, me 9.3% për meshkujt dhe 8.0% për femrat. Kjo konfirmon plakjen e shpejtë të popullsisë dhe rritjen e shpresës së jetës.
Nga Xhorxhina Deda / Scan TV
Kukitë na ndihmojnë të ofrojmë përvojën më të mirë në faqen tonë të internetit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin e kukive.
Funksional
Always active
Ruajtja ose qasja teknike është rreptësisht e nevojshme për qëllimin legjitim të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë të qartë nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi nëpërmjet një rrjeti komunikimesh elektronike.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose qasja teknike që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.