Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Çdo Mëngjes Fillon me Mirësjellje

by administrator
19:18 24/07/25
in Aktualiteti
Çdo Mëngjes Fillon me Mirësjellje
0
SHARES
2
VIEWS
Share on Facebook

Nga: Dashnim HEBIBI

Dhërmi, 24 korrik 2025 – Në mëngjes herët, kur dielli nis të ngjitet mbi horizontin e kaltër të qiellit e që i jep jetë dielli ilir, aty ku dallgët përkëdhelin butësisht bregun e Dhërmisë, lind dhe një përkushtim i heshtur: puna me zemër. Në çdo hap mbi rërën e ngrohtë, në çdo përshëndetje për pushuesin që zbret nga hoteli, fshihet një histori përkushtimi dhe dashurie për vendin, për mikpritjen, për jetën që ndërtohet me djersë e ndershmëri. Ky është rrëfimi i një njeriu që punën e ka mision, e jetën—mirënjohje.

Kur punohet me djersë, në fund të muajit habitesh se edhe ke kursyer. Nuk është edhe e lehtë të jesh gjithë ditën në këmbë e të shikosh pushues të ndryshëm që vijnë. E kuptoj secilin pushues dhe i nderoj me kënaqësi. Edhe kjo puna jonë është me nerva, sepse ka pushues që shpesh ngrisin zërin për punën e çadrave në plazh, por ne të qetë sillemi dhe vërtet e pranojnë edhe ata se ne kemi të drejtë. Që çadrat nuk mundemi t’i rezervojmë për askënd, sepse të gjithë pushuesit në hotelin tonë janë të njëjtë. Sa më afër detit. E kuptoj. Por aq kemi mundësi.

Por çadrat tona janë të mira edhe në dukje por edhe të rehatshme. Falënderoj drejtuesin e hotelit Elysium në Dhërmi dhe stafin e tij që janë shumë seriozë e të përpiktë. Ne jemi një staf si një familje.

Unë, Afrim Çobo, punonjës i hotelit, i plazhit, jam nga Fieri. Në Greqi kam punuar 21 vjet në sektorin e hotelerisë. Tashmë, tri vite jam në këtë hotel. Gjashtë anëtarë të familjes time punojnë në këtë hotel. Për besë, jemi të kënaqur.

Ne sillemi mirë me pushues, sepse ne sigurojmë bukën e jetës nga këta pushues që vijnë në hotelin tonë. Dhërmia ka ndryshuar për të mirë dhe dita-ditës po ndryshon. E lash Greqinë dhe jam në vendin tim. Këtu kënaqem, se punojmë gjithë ditën dhe në mbrëmje shihemi me familje. Nuk është e lehtë jeta në diasporë.

Ne si Shqipëri kemi të gjitha të mirat. Na duhet të jemi edhe më punëtorë e të duam vendin edhe më shumë. Edhe një gur të vogël nëse e shohim në rrugë dhe e dimë se i pengon dikujt, duhet ta heqim.

Kemi pushues nga vende të ndryshme të Evropës. Pa dyshim se kemi edhe shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës. I falënderoj të gjithë. Zoti i gëzoftë që po vendosin të vijnë e të pushojnë në Shqipëri.

Më beso, për çdo mëngjes kur nisemi për punë, me familjen time mundohemi të jemi sa më të sinqertë, pozitivë, e nëse kemi ndonjë brengë familjare, ta lëmë në shtëpi. Kjo puna jonë është shumë e mirë, por natyrisht jo edhe e lehtë. Çdo punë ka sfidat e veta.

Në fund të ditës, kontrollojmë vendin që e kemi të caktuar në hotel dhe e pastrojmë, që kur të vijë pushuesi, të jetë krejt në rregull. Jemi shumë të kënaqur. Ai që punon, do të ketë.

Shiko çfarë bukurie na ka dhënë Perëndia: deti në njërën anë dhe në anën tjetër mali e fusha. Mrekulli! Ejani në Shqipëri, se vërtet do ta keni një vit të mbarë edhe me shëndet—na tha bashkëkombasi ynë nga Fieri i Shqipërisë.

Në rërën e ngrohtë ku deti puth butë bregun,

nis dita me djersë e mbyllet me mirënjohje.

Nën hijen e një kapele që pret të ngrejë ditën,

rrëfehet heshtur një histori përkushtimi.

Janë duart që nuk lodhen, janë sytë që buzëqeshin,

janë zemrat që mikpresin, pa dallim, çdo njeri.

Kjo është zemra jonë e bukur, e butë, e ndershme.

Këtu nuk shihet veç rërë e det,

por përvojë, respekt, e një copë zemër shqiptare.

SAM24.info

( Foto nga A.E)

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh