Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

BESA RRAQI: “Çdo Sukses i Çdo Gruaje Është Motivim në Avancimin e Mëtejmë të Pozitës së Gruas në Shoqërinë Tonë”  

by administrator
09:36 04/12/24
in Aktualiteti, Gruaja Shqiptare e Diasporës
BESA RRAQI: “Çdo Sukses i Çdo Gruaje Është Motivim në Avancimin e Mëtejmë të Pozitës së Gruas në Shoqërinë Tonë”   
0
SHARES
286
VIEWS
Share on Facebook

Intervistoi: Dashnim HEBIBI

 ‘Ruajtja e traditës kombëtare nga gjenerata e fëmijëve të diasporës është e kufizuar. Kemi të bëjmë me një gjeneratë,e cila është lindur këtu, madje një pjesë e prindëve të këtyre fëmijëve janë të lindur si pjesë e diasporës. Ka disa aktivitete me tradita kombëtare që organizohen nga shoqata dhe shoqëri të ndryshme nga diaspora, por pjesëmarrja e të rinjve nuk është edhe aq e knaqshme’, na tha ndër të tjera zonja Rraqi.

Ju lutem të na përshkruani profilin tuaj! Me se merreni? Çfarë profesioni keni?

Profili im profesional është agjente e patundshmërive. Është punë mjaft komplekse dhe e ndjeshme, por të cilën e bëj me shumë pasion. Puna, me të cilën merrem, nuk nënkupton vetëm ndërmjetësim në shitblerje të pronave, por edhe në mirëmbajtjen dhe administrimin e tyre. Puna, të cilën e punoj, është po ashtu drejtimi ku unë jam arsimuar dhe profesionalizuar në institucionet arsimore këtu në Zvicër.

Na tregoni, ju lutem, kur keni migruar në Zvicër?

Pothuajse të gjithë jetën e kam kaluar këtu në Zvicër.Kam ardhur në moshën pesë vjeçare nga vendlindja ime, Kërçova. Ishte një vendim i babait tim që ne të emigronim, pasi që ai ishte i punësuar këtu në Cyrih.

Cila është struktura aktuale e familjes suaj?

Bashkë me bashkëshortin, kemi tre femijë të mrekullueshëm, dy vajza (21 dhe 19 vjeç) dhe një djalë (15 vjeç).

Si e kujtoni veten gjatë ditëve të para në Zvicër?

Siç ju thashë edhe më herët, unë kam ardhur në Zvicër shumë e vogël. Normalisht, isha shumë e gëzuar. Më kujtohet se një ndër gëzimet ishte edhe ndjenja që do të udhëtoja ma aeroplan, por gëzimi më i madh ishte se do të bashkohej familja.

Cila është veprimtaria juaj publike (jashtë punës së zakonshme)?

Puna me patundeshmëri kërkon shumë kohë dhe përkushtim e energji. Megjithatë, unë gjej kohë të merrem edhe me punë të tjera, të cilat, disi më ç’lodhin nga lodhja e stresi i punës së përditshme. Merrem me aktrim, ku jam angazhuar në disa projekte.Po ashtu, jap kontributin tim sa herë që me kërkohet gjatë organizimeve të rrjetit të bizneseve të diasporës.

Jeni afariste e suksesshme. Si po priteni në Zvicër

Në Zvicër jam si në shtëpi. Unë jam rritur këtu, jam edukuar dhe është vendi që m’i ka dhënë të gjitha mundësitë. Nuk kam vënë re asnjëherë të trajtohem në mënyrë të papërshtatshme apo të ndjehem e diskriminuar. Një pjesë e konsiderueshme e punës sime ka të bëjë me zviceranë dhe gjithmonë kam pritje të mirë dhe trajtim pa asnjë vërejtje.

Sa keni arritur të integroheni në shoqerinë zvicerane?

Unë besoj se jam plotësisht e integruar. Mundohem maksimalisht të sillem si qytetare e përgjegjshme e këtij vendi, i cili më ka dhënë shumë mundësi, por normalisht, duke mos harruar vendlindjen dhe gjakun tim shqiptar.

Sa shpesh e vizitoni vendin e lindjes suaj?

Sa herë që kam mundësi shkoj me shumë dëshirë, gjithmonë më shumë se dy herë gjatë vitit.

Cila grua (fytyrë publike) në atdhe [Kosovë,Shqipëri, Maqedoni, Luginë e Preshevës, etj.]mendoni se ka bërë shumë për avancimin e gruas në shoqërinë tonë? 

Ne, si shqiptarë, kemi fatin që të kemi gra të sukseshme në gjithë botën, suksesi i të cilave, pa dyshim është frymzim për të gjithë ne. Konsideroj se shqiptarja më e shquar mbetet Nëna Terezë, por duke mos harruar se femrat shqiptare kanë arritur majat në muzikën botërore (Rita Ora, Dua Lipa, etj.).Po ashtu, përfshirja e grave shqiptare në jetën politike është gjithnjë e me e madhe. Marrë parasysh këto zhvillime, çdo sukses i çdo gruaje është motivim në avancimin e mëtejmë të pozitës së gruas në shoqërinë tonë.

Në cilin dimension mendoni se gruajashqiptare e diasporës ka kontribuar më së shumti për çlirimin e Kosovës?

Gratë e diasporës kanë qenë shumë të angazhuar në këtë drejtim, si në pjesëmarrje në protesta, mbledhje të fondeve për luftën, si dhe forma të tjera, duke i motivuar bijtë e tyre për dashuri ndaj atdheut, që ka ndikuar drejtpërsëdrejti që shumë të rinj nga diaspora t’i bashkohen luftës.

Sa premtuese, sipas jush, është gjenerata e fëmijëve, në ruajtjen e traditës kombëtare [etnokulturës tonë]?

Mendoj se ruajtja e traditës kombëtare nga gjenerata e fëmijëve në diasporë është e kufizuar. Kemi të bëjmë me një gjeneratë,e cila është lindur këtu.Madje, një pjesë e prindëve të këtyre fëmijëve janë të lindur si pjesë e diasporës. Ka disa aktivitete me tradita kombëtare që organizohen nga shoqata dhe shoqëri të ndryshme nga diaspora, por pjesëmarrja e të rinjve nuk është edhe aq e kënaqshme.

Në cilat segmente vlerësoni se gruajashqiptare e diasporës ka nevojë të mbështetet nga shteti amë?

Organizimi dhe intensifikimi i mësimit plotësues për fëmijët e diasporës dhe organizimi i aktiviteteteve të shumta të diasporës nga institucionet e shtetit do të ishin shtytëse dhe motivuese për gratë.

Jeni model dhe shembull i shumë vajzave të reja që po rriten në Zvicër për sukseset tua. Komenti juaj?

Shpresoj të jam e tillë.Unë punoj fort dhe me shumë përkushtim e dashuri.Mundohem të jem bashkëshorte dhe nënë e devotshme, edhepse kam pak kohë në dispozicion, por sa i’a arrij nuk mund t’a vlerësoj veten, të tjerët mund të flasin për mua. Pa dyshim se do të doja të shërbeja si shembull dhe motivim, por ky nuk është qëllimi i angazhimit tim.Synimi i angazhimit tim është suksesi, që t`u shërbejë si shembull të rejave që po rriten në Zvicër.

Sipas jush po dëgjohet sa duhet zëri i femrës shqiptare në diasporë ?

Ndoshta jo sa duhet, por jehona e këtij zëri gjithmonë po rritet. Nga një situatë ku s’ka pasur zë fare, tash jemi në një situatë të shumë femrave të sukseshme nga diaspora, prandaj ky zë, çdo ditë po shtohet dhe do t’i shërbejë edhe më shumë emancipimit të shoqërisë sonë ne përgjithësi.

Do të duhej, sipas jush, që gruaja shqiptare e diasporës të jetë edhe më e organizuar?

Unë besoj se shoqëria shqiptare, si pjesë e diasporës, duhet të jetë më e organizuar dhe këtu mund të japin kontributin e tyre edhe gratë. Unë, personalisht, nuk jam adhuruese e organizimeve gjinore, por jam pro fuqizimit të të gjithë shoqërisë, ku, pa dyshim, gratë kanë një rol shumë të rëndësishëm.(Intervista është realizuar për librin “Gratë Frymëzuese të Diasporës Shqiptare (I)”)

 

helveticALforum.ch

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh