3.8 C
Zurich
Monday, February 16, 2026
spot_img
spot_img

Berisha me diasporën në Romë: Rama ia ka dorëzuar Shqipërinë krimit

EKSKLUZIVE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me diasporën në Romë. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se Shqipëria sot drejtohet nga një njeri që nuk është më një kryeministër, por “Toto Rino” ose “El Çapo shqiptar”, duke e akuzuar kryeministrin Edi Rama për lidhje të ngushta me krimin dhe trafikantët.

“Kam ardhur sot të përulem me nderim të madh para jush. Ju jeni frymëzim për arritjet e njeriut. Por kam ardhur gjithashtu besimplotë tek ju për të ndarë me ju rreziqet e mëdha me të cilat përballet vendi ynë i dashur, Shqipëria. Sot në zyrën e kryeministrit nuk është një qeveritar nuk është një qytetar shqiptar. Sot kryetari i qeverisë mund të quhej në mënyrë absolute Toto Rino, çfarë të doni ju. Ky është Edi Rama.

Edi Rama ia ka dorëzuar Shqipërinë krimit. Pronat dhe çdo pasuri përrallore e ndan me trafikantët, e ndan me kriminelët, e ndan me klanet e tij. Shqipëria gjithmonë ka pasur rreziqe, por këtë herë të gjitha rreziqet janë mishëruar në një njeri dhe ky njeri është El Çapo shqiptar apo Toto Rino shqiptar”, tha Berisha.

- Reklama -

Berisha theksoi se Shqipëria është shndërruar në “kopshtin e Sorosit” nën qeverisjen e Edi Ramës, dhe akuzoi Ramën për shkatërrimin e opozitës dhe familjes shqiptare. Ai e quajti fitoren e Trump një “mrekulli” për mbrojtjen e lirisë dhe vlerave demokratike, duke shprehur mbështetje për “desorosifikimin” e Shqipërisë si prioritet kryesor të Partisë Demokratike.

“Edi Rama e shndërroi Shqipërinë në kopshtin e Xhorxh Sorosit, armikut të egër jo vetëm të kombit shqiptar, por edhe të njerëzimit. U përpoqën për një Shqipëri pa opozitë, u përdor gjithë pushteti i narkoshtetit shqiptar, por e vërteta edhe pushteti i monstrës së njerëzimit, Xhorxh Soros dhe mafies së tij. Mirëpo ne e dinim se Shqipëria pa opozitë nuk duhet të ekzistojë. Kishim qenë ne pa opozitë, e kishim provuar se çfarë ishte Shqipëria pa opozitë. Nata më e keqe e një kombi. Ndaj dhe nuk u dorëzuam. Ndaj dhe me besim të madh shkojmë drejt fitores. Ekstremi i majtë në SHBA ishte rreziku më i madh pas Luftës së Dytë Botërore që iu kanos njerëzimit. Filloi të lavdërohej censura. Dhe unë jam gëzuar shumë kur në një nga aktet e para, Donald Trump dënoi dhe ndaloi censurën. Censura atje do të thoshte terr për këdo”, tha Berisha.

Berisha shprehu nderim dhe mirënjohje për diasporën shqiptare, duke i cilësuar ata si “frymën e rilindjes kombëtare”, që kanë kontribuar me sakrifica dhe punë të palodhur në Itali.

- Advertisement -

“Kjo diasporë në Itali do të ishte dhe djepi i rilindjes tonë kombëtare. Pas rënies së Perdes së Hekurt një valë më e madhe emigracioni do të mërgonte në Itali. Ata shqiptarë fantazmë të asaj kohe dhe të tjerë që mbërritën më vonë, me sakrifica, punë, ndershmëri u dëshmuan në këtë vend punëtorë të aftë, sipërmarrës të suksesshëm, partnerë luajalë, studentë të shkëlqyer, artistë, shkencëtarë, këngëtarë të mëdhenj që me suksesin e tyre krenohet kombi italian, krenohet kombi shqiptar”, tha Berisha, njofton rtsh.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme