Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Atdheu në objektiv

Berisha: Diaspora duhet të ketë fjalën e saj kundër instalimit të një diktature në Shqipëri

by administrator
16:59 21/12/24
in Atdheu në objektiv
Berisha: Diaspora duhet të ketë fjalën e saj kundër instalimit të një diktature në Shqipëri
0
SHARES
6
VIEWS
Share on Facebook

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha priti të premten në një takim Këshillin Koordinues të Diasporës të kryesuar nga Mark Gjonaj dhe Anxhela Paparizo nënkryetare. Berisha u shpreh se diaspora duhet të ketë fjalën e saj kundër instalimit të një diktature në Shqipëri, nëpërmjet votës së saj të lirë, por jo vetëm.

Kreu i PD u shpreh se, në selinë e Partisë Demokratike u shkëmbyen gjerësisht mendime mbi situatën në vend dhe rolin jetik të diasporës shqiptare për mbarë hapësirën kombëtare shqiptare.

“Nën drejtimin e Mark Gjonajt, të cilin e falënderoj për investimin ndër vite në shërbim të kauzës sonë kombëtare, anëtarët e Këshillit u informuan mbi angazhimin e plotë të Partisë Demokratike në mbështetje të votës së diasporës, jo vetëm si një e drejtë e garantuar tanimë, por mbi të gjitha si një vullnet i cili duhet të jetë i mbrojtur nga ndërhyrjet e krimit zgjedhor”, theksoi Berisha.

“Këshilli u informua mbi represionin dhe gjyqet politike ndaj përfaqësuesve të opozitës të cilët e kanë renditur Shqipërinë në nivelin e autokracive si Tunizia apo Bjellorusia, ashtu siç konfirmohet dhe nga tre rezolutat e grupimeve më të mëdha ndërkombëtare të partive të qendrës së djathtë IDU, EPP dhe CDI. Një grusht shteti ky ndaj opozitës, i cili i shërben interesave kriminale të bandave ndërkombëtare të drogës, por dhe korrupsionit transnacional të lidhur me rrjetet e fondacionit Soros. Në këtë drejtim, diaspora duhet të vijojë të luajë një rol aktiv në mbrojtjen dhe promovimin e standardeve më të larta demokratike e qeverisëse perëndimore, por dhe në mbrojtje të interesit kombëtar duke garantuar sovranitetin e plotë të shtetit të Kosovës”, u shpreh Berisha.

Berisha i garantoi anëtarët e Këshillit se Partia Demokratike do të angazhohet plotësisht në krijimin e kushteve që diaspora shqiptare të ketë mundësi të investojë kapitalin e saj ekonomik, teknik dhe njerëzor në vendlindje, duke krijuar regjimin e taksave më konkurrues në rajonin e Ballkanit.

Gjithashtu, shtoi Berisha, “si pjesë e angazhimeve tona qeverisëse, PD do të sigurohet që në administratën tonë të ketë pozicione të garantuara për çdo shqiptar që kërkon të kontribuojë në administratën e vendit”.

Por, shtoi Berisha, “për këto dhe të tjera, duhet pikësëpari që vota e diasporës të garantohet maksimalisht edhe nga një qeveri teknike, e cila mund të shkruhet në Kushtetutë si një garanci për çdo zgjedhje të ardhshme, pavarësisht kahut politik në qeveri”.

Berisha i shprehu mirënjohjen më të thellë Këshillit dhe mbarë diasporës, “për çdo kontribut të vyer që japin për vendin, duke besuar thellësisht se roli i saj në betejën e lirive dhe të çështjes sonë kombëtare, ashtu dhe në zhvillimin ekonomik e demokratik të vendit, do të mbetet jetik”. Në takim merrnin pjesë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, dhe drejtues e deputetë të PD-së: Jozefina Topalli, Ina Zhupa, Akil Kraja, Enri Çeno, Ilda Zhulali, njofton rtsh.

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh