Ftohen të gjitha shoqatat e Luginës së Preshevës që veprojnë në Zvicër të marrin pjesë në:
Kuvendin e III-të Zgjedhor të LSHPMBZ Data: 15.06.2025 Ora: 12:00 Adresa: Oltnerstrasse 14, 4663 Aarburg
Ky Kuvend është një mundësi e rëndësishme për të bashkëbiseduar dhe për të forcuar më tej unitetin tonë. Besojmë fort se do të jeni të pranishëm të gjithë për të ndarë mendimet dhe vizionin për një të ardhme më të sigurt për komunitetin tonë.
Mbështetjen e kemi nga tre ambasadat shqiptare në Zvicër: Ambasada e Shqipërisë Ambasada e Kosovës Ambasada e Maqedonisë së Veriut
Ne jemi të bashkuar – le ta forcojmë edhe më shumë këtë unitet!
Ju mirëpresim me respekt,
Këshilli Organizativ i LSHPMBZ