Barcelona superiore. Barcelona ka bërë hapin e madh drejt gjysmëfinales së Champions League në futboll. Skuadra e Barcelonës, lider i kampionatit spanjoll, me lojë e rezultat 4:0 e ka shkatërruar Borussia Dortmundin.
Ndeshjet
Barcelona – Dortmundi 4:0 (1:0)
PSG – Aston Villa 3:1 (1:1)
Mysafirët nuk i rezistuan lojës së katalunasve.
Sulmuesi polak Robert Lewandowski në formë të mirë duke shënuar dy gola për fitoren e thellë.
Në minutën e 4-të, Yamal në pozitë ballore por nuk mposhtet portieri Kobel.
Në minutën e 7-të, portieri Kobel edhe një herë e ka shpëtuar portën e Dortmundit, duke e mbrojtur goditjen e furishme të Lewandowskit.
Cubarsi goditi bukur e Raphinha e shtyri topin në rrjetë, 1:0 në minutën e 25-të.
Në pjesë e dytë, në minutën e 48-të Lewandowski thellon epërsinë në 2:0.
Lewandowski shënon golin e dytë personal në minutën e 66-të, 3:0.
Në minutën e 77-të Yamal me mjeshtri shënoi për 4:0.
PSG mezi e ka mundur me rezultat 3:1 ekipin anglez, Aston Villën. /K.Goca