Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka shprehur keqardhjen për humbjen tragjike të jetëve të tre fëmijëve si pasojë e shembjes së një shtëpie të vjetër e të braktisur.
Ai u ka i bërë thirrje autoriteteve që të hetojnë me urgjencë shkaqet e kësaj fatkeqësie dhe të marrin masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.
“Është e domosdoshme që të punohet në parandalim që tragjedi të tilla të mos përsëriten. Siguria e qytetarëve, dhe sidomos e fëmijëve, duhet të jetë prioritet absolut!Në këtë moment dhimbjeje solidarizohemi me ta dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave”, thuhet në deklaratën e tij./E.Hoti/rtk.