Një hap historik për transportin publik në Zvicër po ndodh këtë vjeshtë në qytetin e Arbonit (kantoni Thurgau). Që nga muaji tetor, qyteti po teston autobusin e parë publik plotësisht autonom në vend – një projekt pionier që shënon fillimin e një epoke të re në lëvizshmërinë e zgjuar dhe të qëndrueshme.
Autobusi është 100% elektrik, funksionon pa zhurmë dhe është i pajisur me 11 kamera dhe sensorë lazer që garantojnë lundrim të sigurt në çdo kusht. Ai do të lidhë stacionin e trenit të Arbonit me pishinën publike, duke përshkuar një rrugë rreth 2 kilometra me nëntë ndalesa.
Gjatë fazes pilot, në bord do të jetë gjithmonë një frekuentues (operator) për të mbikëqyrur sistemin dhe për të garantuar sigurinë e pasagjerëve. Megjithatë, objektivi afatgjatë i projektit është krijimi i një shërbimi plotësisht autonom, me largime çdo 30 minuta, që do të operojë pa ndërhyrje njerëzore.
Ky projekt inovativ, i zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe partnerë teknologjikë, konsiderohet një pionier i lëvizshmërisë inteligjente në Zvicër. Ai synon të reduktojë emetimet, të përmirësojë efikasitetin e transportit publik dhe të ofrojë një përvojë të re udhëtimi për qytetarët.
Arboni, me këtë nismë, vendos veten në hartën e qyteteve që investojnë në teknologji të gjelbra dhe inovacion, duke dëshmuar se e ardhmja e transportit publik mund të jetë autonome, e sigurt dhe miqësore me mjedisin, transmeton 20min.ch.
Embassy of Switzerland in Canberra / Consulate General in Sydney
Më shumë detajehttps://lnkd.in/eeyYRb6f
Përgaditi: D.H /SAM24.info