1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Arrestohet kryebashkiaku Veliaj, GJKKO vendos arrest shtëpie për gruan e tij

Duhet ti lexosh

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shoqëruar sot (10 shkurt) nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Masa “arrest me burg” u kërkua nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), e cila po e heton kryebashkiakun në lidhje me disa akuza, si shpërdorim detyre, korrupsion pasiv dhe aktiv, mosdeklarim dhe fshehje pasurie.

Veliaj u filmua duke dalë i shoqëruar nga ambientet e bashkisë së kryeqytetit.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po ashtu pranoi masën arrest shtëpie për bashkëshorten e kryetarit, Ajola Xoxa. Në kuadër të hetime, më 6 dhjetor 2024 SPAK i sekuestroi telefonin Xoxës, ndërsa me vendim të GJKKO-së u kryen kontrolle dhe sekuestrime edhe në studion e saj artistike.

Ndërkohë, GJKKO-ja ka vendosur masat “detyrim paraqitje” edhe për Gentian Sulën, Meriman Palushin, Fatmir Bektashin, Sokol Kryeziun dhe Shkëlqim Fushën.

Veliaj dhe të afërm të tij po hetohen në bazë të një kallëzimi të regjistruar nga shtetasi i identifikuar si Nesti Angoni, të cilin vetë kryebashkiaku e ka quajtur një personazh të trilluar nga kundërshtarët e tij politikë. Procedimet konkrete nga BKH-ja nisën një vit më parë, më 8 shkurt 2024 për veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” i parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

Sipas Strukturës së Posaçme, “konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete që anëtarë të ngushtë të familjes si dhe familjarë të tjerë të afërt me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, kanë marrë përfitime të paligjshme përmes disa shoqërive dhe individëve, të cilët kanë interesa të drejtpërdrejta në Bashkinë Tiranë“.

Gjatë hetimeve të asistuara nga Byroja Kombëtare e Hetimit, po sipas Prokurorisë, “janë evidentuar veprime konkrete, të cilat përfshijnë transaksione financiare, kontrata të dyshimta dhe fatura të dyshuara fiktive të realizuara përmes disa shoqërive, të cilat janë në pronësi të regjistruar ose që kontrollohen faktikisht nga familjarët e ngushtë dhe familjarë të tjerë të Kryetarit të Bashkisë”.

Jeta politike e Erion Veliajt

Erion Veliaj e drejton bashkinë e Tiranës prej tri mandatesh nga viti 2015. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, Veliaj u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë pasi kandidoi me Partinë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës. Pak muaj më vonë, ai u emërua ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.  Veliaj iu bashkua kryesisë së Partisë Socialiste në vitin 2011 si Sekretar për Rininë dhe Emigracionin, pas një eksperience si kandidat për Kuvendin e Shqipërisë përmes grupimit G99 në zgjedhjet e 2009-ës. Ndërkohë nga viti 2003 deri në nëntor të 2007-ës, Veliaj veproi si aktivist i shoqërisë civile në krye të lëvizjes “MJAFT”, njofton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit