Arbnori dhe Rrezart Kuqi, dy vëllezërit, janë të njohur jo vetëm në diasporë. Janë dy artista me plot kuptimin e fjalës. Këngëtar, instrumentista, por edhe sportista. Babai i tyre z.Jakup Kuqi, që jeton e vepron me vite në diasporë e konkretisht në Zvicër i ka kushtuar shumë kohë djemve të tij që të punojnë shumë dhe të mos e harrojnë atdheun e të parëve.
Përpos se janë artista të shkëlqyer, që marrin pjesë nëpër manifestime të shumta që mbahen në disporë e Kosovë, ata e flasin bukur gjuhën shqipe e njohin mirë historinë kombëtare.
Janë shembull se si do të duhej të ruhet tradita jonë. Familja Kuqi me prejardhje nga Theranda. Z.Jakup, së bashku me bashkëshorten e tij i shohim shpesh nëpër takime të diasporës, ku i ndihmojnë djemve të tyre që të dalin mirë. Mbështetja prindërore nuk ju ka munguar për asnjë sekond. Mjafton të hyni në YouTube dhe do të shihni se sa këngë i kanë dhe që i këndojnë dëshmorëve e atdheut.
Arbnori dhe Rrezarti janë yje që po bëjnë dritë edhe për gjeneratat e reja që po lindin e po rriten në diasporë. Shpresojmë shumë, se në një të ardhme të shpejt edhe shtetet tona, do të investojnë më shumë për diasporën tonë.
HelveticALforum