BallinaSportiArabia Saudite konfirmon ndalimin e alkoolit në Kupën e Botës 2034

Arabia Saudite konfirmon ndalimin e alkoolit në Kupën e Botës 2034

-

Arabia Saudite ka konfirmuar se alkooli nuk do të shitet në Kampionatin Botëror në vitin 2034, në të cilën do të jetë mikpritëse duke e organizuar këtë turne në pesë qytete saudite.

“Përkundrazi si moti ynë, është një vend i thatë. Për momentin, ne nuk e lejojmë alkoolin, por shumë argëtim mund të bëhet pa të. Nuk është 100 për qind e nevojshme”, tha ambasadori saudit në Mbretërinë e Bashkuar, Princi Khalid bin Bandar bin Sultan Al Saud për radion digjitale britanike “LBC News”.

Duke theksuar dallimet kulturore, Al Saud tha se Arabia Saudite është e lumtur të akomodojë njerëzit brenda kufijve të saj. Megjithatë, theksoi ai, vendi i tij nuk është i gatshëm të ndryshojë kulturën e tij për të tjerët.

Në muajin dhjetor 2024, FIFA shpalli zyrtarisht Arabinë Saudite si organizatore për Kupën e Botës 2034 për meshkuj.

Ky vendim e bën Arabinë Saudite vendin e dytë të Lindjes së Mesme që pret turneun prestigjioz ndërkombëtar të futbollit, pas Katarit në vitin 2022. Turneu do të zhvillohet në gjithsej 15 stadiume në Jedah, Khobar, Abha, kryeqytetin Riad si dhe në qytetin e planifikuar për t’u ndërtuar, Neom, njofton oranews.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...