• Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Përditshmëria e Diasporës

Ansambli “TROJET” feston Ditën e Flamurit me koncertin madhështor “Nën ngjyrat e kuqe e zi” në Winterthur

by administrator
10:10 19/10/25
in Përditshmëria e Diasporës, Shpallje
Urim me rastin e 12-vjetorit të Ansamblit “TROJET” nga Dr. Salih Sefa, ish-Konsull i Kosovës në Cyrih
0
SHARES
115
VIEWS
Share on Facebook

Winterthur, 29 nëntor 2025

Në nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, Ansambli “TROJET” do të organizojë një koncert festiv të nivelit të lartë artistik me titull “Nën ngjyrat e kuqe e zi ”,  të shtunën, 29 nëntor 2025, në Hotel Zentrum Töss, Winterthur.

Ky aktivitet përbën një ngjarje të veçantë kulturore, artistik  për komunitetin tonë shqiptar në Winterthur dhe një shfaqje të rrallë që bashkon artin, trashëgiminë dhe shpirtin kombëtar.

Arti që bashkon brezat

Në këtë mbrëmje të veçantë, valltarët e Ansamblit “TROJET” do të sjellin programin më të pasur të vitit, me motive, valle dhe rite nga të gjitha trojet shqiptare një udhëtim përmes trojeve tona etnike që përçon emocion, pasion dhe krenari.

Në skenë do të ngjiten tre grupmoshat artistike të Ansamblit “TROJET”, të cilat do të performojnë me përkushtim e profesionalizëm, duke sjellë befasi dhe emocion për publikun:

• “Fidanët e TROJEVE” – gjenerata që rritet me rrënjë shqiptare, plot energji, hare dhe shpresë për të ardhmen.

• “Zëri i Traditës” – të rinjtë që bartin me dashuri këngën dhe vallen shqiptare, me disiplinë dhe elegancë skenike.

• “Krenaria e TROJEVE” – valltarët e pjekur që përfaqësojnë ansamblin me përvojë, sharm dhe interpretim të përsosur artistik.

Kostumet tradicionale autentike dhe koreografitë e reja do ta shndërrojnë skenën në një mozaik ngjyrash, ritmesh dhe emocionesh shqiptare, që reflekton shpirtin dhe unitetin e artit tonë kombëtar.

Artistët pjesëmarrës

Koncerti do të pasurohet me interpretimet e disa prej zërave më të dashur të skenës shqiptare në diasporë:

• Luljeta & Drita Fetahu – artiste me kontribut të çmuar që nga themelimi i Ansamblit “TROJET”. Luljeta, së bashku me motrën Dritën, nderohen për përkushtimin e tyre me vlersime te larta ne Ansambl.

• Arbnor & Rrezart Kuqi – dy artistë të rinj e të talentuar, që sjellin një frymë të re në koncert me zërin dhe instrumentet e tyre.

• Baca Shaq – anëtari me i moshuar i ansamblit Troojet, rapsodi i këngëve kreshnike, lahutari  që me zërin e tij ruan dhe përcjell traditën e eposit shqiptar.

• Marisa Murtezi, Melisa Tafilaj si dhe Eliza Zeqiri – tri artiste të rritura në gjirin e “TROJEVE”, që sot përfaqësojnë me krenari gjeneratën e re të artit shqiptar.

Marisa Murtezi dhe Eliza Zeqiri, gjithashtu autore të këngëve , jan  shembull i brezit të ri krijues që ruajn traditën, por edhe e pasuron atë me frymë moderne.

• Kori i Grave “LYRA” – Cyrih – një bashkëpunim i çmuar që do të madhështojë peshën artistike të kësaj mbrëmjeje me interpretim profesional dhe emocione të thella vokale.

Ekspozita “Medalionët nuk heshtin”

Artiste: Valbona Gashi Shala

Në kuadër të koncertit, do të hapet ekspozita “Medalionët nuk heshtin”, një paraqitje artistike e rrallë e frymëzuar nga stolitë e lashta ilire dhe simbolika e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Punimet e artistes Valbona Gashi Shala, të realizuara me teknikën unike të fimos, ndërthurin traditën dhe bashkëkohoren, duke pasqyruar kultin e femrës, simbolikën dhe bukurinë e artit popullor.

Mikpritje dhe shije shqiptare

Mbrëmja do të hapet me një Apero ceremonial në nder të hapjes së ekspozitës, si shenjë mikpritjeje për bashkatdhetarët.

Pas saj, për të gjithë të pranishmit do të ofrohen ushqime tradicionale shqiptare me pagesë simbolike, për të mbuluar një pjesë nga shpenzimet organizative të eventit.

Ky sqarim bëhet në mënyrë transparente, pasi aktivitetet e Ansamblit “TROJET” janë plotësisht vullnetare dhe jo-komerciale, me qëllimin fisnik të ruajtjes së kulturës, këngës, valles dhe gjuhës shqipe në mërgatë.

Falënderime dhe Mision

Ansambli “TROJET” shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata që me përkushtim, dashuri dhe vullnet të pastër kontribuojnë në ruajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë sonë kulturore.

Në veçanti, një falënderim i posaçëm u drejtohet:

—Koreografes Szana Drenica, e cila me profesionalizëm dhe pasion të rrallë  jepë një kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen artistike të fëmijëve tanë, duke i udhëhequr me dashuri, durim dhe vizion artistik, çdo paraqitje e valltarëve tanë reflekton krenari dhe vlera të larta artistike.

–Prindërve të Ansamblit “TROJET”, që me përkushtim të sinqertë dhe kontribut plotësisht vullnetar janë bërë pjesë thelbësore e suksesit dhe funksionimit të ansamblit.

Në bërthamën organizative të prindërve veprojnë dy grupe të strukturuara, që punojnë në koordinim të plotë me Kryesinë e Ansamblit “TROJET”:

• Grupi Punues, që kujdeset për aspektet logjistike dhe organizative – përgatitjen e sallave, rendin dhe mirëmbajtjen gjatë aktiviteteve.

• Grupi Organizativ i Grave, që luan një rol të pazëvendësueshëm në jetën e ansamblit, duke kontribuar në punët organizative, gatimet tradicionale,  dhe krijimin e një atmosfere të ngrohtë e bashkëpunuese si një Familje e madhe e Trojeve .

Ato gjithashtu pasurojnë jetën kulturore të ansamblit me këngë tradicionale e ritme me def, si dhe organizojnë aktivitete sociale e kulturore, duke qenë një zë i fuqishëm dhe i respektuarbrenda Familjes se  të “TROJEVE”.

Falë bashkëpunimit të tyre me Kryesinë, prindërit janë bërë garant i disiplinës, qëndrueshmërisë dhe shpirtit familjar që e karakterizon Ansamblin “TROJET”.

-Anëtarëve dhe grupit artistik të Ansamblit “TROJET”, që me pasione të zjarrta për këngën dhe vallen, me disiplinë, seriozitet dhe përkushtim të lartë, punojnë çdo javë për të ndërtuar programe të denja për publikun shqiptar në Zvicër dhe më gjerë.

Falë tyre, puna me tri grupmoshat artistike zhvillohet me harmoni, përgatitje të qëndrueshme dhe përkushtim profesional.

—Bashkëveprimtarëve tanë artistikë, që me vullnet të lirë e shpirt bashkëpunues ndihmojnë në programet, koncertet dhe festat e organizuara nga “TROJET”.

I falënderojm të gjithë ishë anëtarët dhe bashkëveprimatret artistikpër kontributin e dhan ne ansamblin „TROJET“  po ashtu i falënderojm  përzemërt  edhe ansamblet dhe shoqatat me të cilat kemi bashkëpunimin e sinqertë në promovimin e artit e kulturës shqiptare.

– Miqve tanë nga diplomacia, të akredituar në Zvicër, për mbështetjen e tyre morale dhe institucionale që i japin vlerë dhe dinjitet aktiviteteve kulturore shqiptare në mërgatë.

   – Mediave shqiptare dhe zvicerane, që me hapësirat e tyre mediatike ndihmojnë në promovimin e artit, kulturës dhe vlerave kombëtare, duke përcjellë mesazhin e “TROJEVE” tek publiku më i gjerë.

– Bashkatdhetarëve tanë, që me besnikërinë dhe përkrahjen e tyre të vazhdueshme na japin forcë, kurajo dhe motivim për të ecur përpara.

Ata janë zemra e çdo duartrokitjeje dhe arsyeja pse ne vazhdojmë të punojmë me pasion.

– Sponsorëve tanë të çmuar, që me mbështetjen e tyre financiare e bëjnë më të lehtë zhvillimin e aktiviteteve tona kulturore. Kontributi i tyre ndihmon që çdo projekt të realizohet me dinjitet dhe që misioni ynë artistik të mos ndalet.

Me punë, dashuri dhe përkushtim të përbashkët, Ansambli “TROJET” mbetet simbol i bashkimit përmes artit dhe trashëgimisë shqiptare, duke përçuar vlerat kombëtare brez pas brezi, me zemër e me shpirt në mërgatë.

Detajet e eventit

 E shtunë, 29 nëntor 2025

 18:30 – Hapja e dyerve & Apero

 18:45 – Hapja e ekspozitës

 19:30 – Programi festiv

 Hotel Zentrum Töss, Zürcherstrasse 106, 8406 Winterthur

Hyrja falas

Kontakte për media dhe bashkëpunime

Ansambli “TROJET” – Winterthur, Zvicër

 Email: info@trojet.ch

 Web: www.ansamblitrojet.ch

 Facebook & Instagram: @AnsambliTROJET

SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
View preferences
  • {title}
  • {title}
  • {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh