Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Anija “Libra” bëhet shqiptare, Rama: Dëshmi e bashkëpunimit dhe miqësisë me Italinë

by administrator
19:23 08/04/25
in Aktualiteti
Anija “Libra” bëhet shqiptare, Rama: Dëshmi e bashkëpunimit dhe miqësisë me Italinë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on Facebook
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu nënshkruan sot nisjen e bashkëpunimit mes shoqërisë “Fincantier” dhe shoqërisë shqiptare ‘KAYO’ për sipërmarrjen e përbashkët në industrinë ushtarake navale, dhe nënshkrimin e Letrës së Qëllimit për kalimin e anijes ushtarake patrulluese “Libra” në përdorim të Forcës Detare Shqiptare.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama theksoi se kjo është dëshmi e të gjithë punëve që po bëhen bashkërisht me Italinë ndërsa shtoi se kjo është “një energji të re, për të ecur përpara dhe për të transformuar dhe thelluar edhe më shumë këtë miqësi dhe marrëdhënie”

“Kjo është një dëshmi e të gjithë punëve që po bëjmë bashkë dhe dua t’i siguroj të gjithë që kjo është më shumë se aspekti material, sepse po punojmë për të krijuar një sinergji të rëndësishme dhe për të krijuar bashkë një energji të re, për të ecur përpara dhe për të transformuar dhe thelluar edhe më shumë këtë miqësi dhe marrëdhënie mes dy shteteve. Ti japim mundësi përpjekjeve të reja, dhe është shumë e qartë që duhet të bëjmë ç’është e mundur, nuk ka rëndësi nëse je i vogël apo i madh, por besoj se kjo lidhje me Italinë do të thotë edhe më shumë për punën e bërë bashkë. Dua të falënderoj të gjithë skuadrën. Dua të falënderoj edhe kreun e Ushtrisë italiane për të gjitha dhuratat dhe padyshim për kujtimet e bukura që mora. Është vërtet një kënaqësi dhe shpresoj të jenë të gëzuar me këtë marrëveshje. Ne duhet ta vlerësojmë edhe këtë dhuratë të madhe nga ana e Italisë”, u shpreh Rama.

Nga ana tjetër, ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto vuri në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe theksoi që bashkëpunimi mes kombeve të jetë gjithnjë e më i ngushtë.“Ky moment është i rëndësishëm për ne pasi kjo është dëshmi konkrete e miqësisë e Italisë ndaj Shqipërisë dhe shpreh gatishmërinë dhe vullnetin tonë të mirë si për sa i përket ushtrisë ashtu dhe çështjeve me karakter ekonomik. Dhurimi i anijes  “Libra”, nuk përbën thjesht një pikë mbërritjeje, por një pikë nisjeje te bashkëpunimit të shkëlqyer që ekziston mes vendeve tona si dhe bashkëpunimit mes forcave tona të armatosura. Ne jetojmë në kohë të vështira dhe kombet duhet të ndërgjegjësohen dhe duhen të bashkëpunojmë më ngushtë. Prej ditës së sotme, do rrisim nivelin tonë të bashkëpunimit”, theksoi ministri i Mbrojtjes së Italisë.

Ndërkaq, ministri shqiptar i Mbrojtjes Pirro Vengu theksoi se nënshkrimi i marrëveshjes është tregues mes dy vendeve për të bashkëpunuar në industrinë e mbrojtjes.

“Dhurimi i anijes “Libra” tregon bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve. Dhurimi i anijes “Libra” do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve ushtarake të forcës detare shqiptare. Për efektivët e forcës tonë detare, kjo anije do të rikthejë mundësinë e anijeve me kapacitete ushtarake. Memorandumi që u nënshkrua sot, mes këtij kantieri dhe KAYO, është një hap i rëndësishëm për jetësimin e “Pashë Alimanit”, u shpreh Vengu, njofton rtsh.

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh