Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Atdheu në objektiv

Analiza e REL: Posti i presidentit mund të bëhet pjesë e “pazareve” për qeverinë e re në Kosovë

by administrator
16:07 13/02/25
in Atdheu në objektiv
Analiza e REL: Posti i presidentit mund të bëhet pjesë e “pazareve” për qeverinë e re në Kosovë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on Facebook

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë nuk krijojnë mundësi për asnjë parti politike që ta formojë qeverinë e vetme.

Njohësit e çështjeve politike në Kosovë thonë se koalicionet eventuale pas zgjedhjeve, mund ta përfshijnë edhe çështjen e pozitës së presidentit të Kosovës.

Mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon më 7 prill 2026.

Bazuar në rezultatet preliminare, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka marrë më së shumti vota, ka siguruar 47 ulëse në Kuvendin e Kosovës, ndërsa për formimin e qeverisë i duhen së paku 61.

Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 25 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8.

Nga 20 ulëset e mbetura në Kuvendin me 120 gjithsej, dhjetë janë të garantuara për komunitetin serb dhe dhjetë për komunitetet tjera pakicë.

Çështja e presidentit, në dy nga tre skenarët për qeverinë

Analistët e çështjeve politike konsiderojnë se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve mund të ndryshojë minimalisht, pas numërimit të votave nga jashtë Kosovës dhe të atyre me kusht.

Por, bazuar në rezultatet aktuale, ata thonë se janë tre skenarë për formimin e qeverisë së re.

Skenari i parë nënkupton një qeveri të formuar nga Lëvizja Vetëvendosje me komunitetet joserbe, një përfaqësues të komunitetit serb dhe ndonjë deputet nga tri partitë e deritashme opozitare.

Një koalicion i Lëvizjes Vetëvendosje me njërën nga partitë aktuale opozitare, Partinë Demokratike të Kosovës ose Lidhjen Demokratike të Kosovës, si dhe me komunitetet joserbe, shihet si skenar i dytë për formimin e qeverisë së re dhe krijimin e shumicës parlamentare.

Dhe si skenar i tretë konsiderohet një koalicion ndërmjet tri partive politike PDK, LDK, AAK dhe komuniteteve joshumicë serbe.

Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane thotë se, në rast se Lëvizja Vetëvendosje arrin ta formojë qeverinë e re me pakicat joserbe, çështja e postit të presidentit të Kosovës nuk do të jetë në tavolinën e “pazareve politike”.

Por, në të dy skenarët tjerë, ajo nuk do të mund të shmanget, sipas tij.

“Në këta dy skenarët e tjerë, Lëvizja Vetëvendosje do të jetë së bashku me një parti tjetër shqiptare, apo opozita e gjitha së bashku. Këtu, pastaj, edhe posti i presidentit përfshihet në diskutime. Thjesht, sepse do të jenë më shumë aktorë të përfshirë dhe secili, me të drejtë, do të kërkojë pjesën e vet të kulaçit”, thotë Shasha për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, ai thekson se posti i presidentit të Kosovës nuk do të jetë interesi primar i subjekteve politike në kalkulimet për t’u përfshirë në formimin e qeverisë së re, por më shumë pjesë e plotësimit të një marrëveshjeje eventuale.

“Interesi primar i tyre do të jetë pushteti ekzekutiv. Më duket se çështja e presidentit do të trajtohet më shumë si ato përfitimet e rendit të dytë”, vlerëson Shasha.

Zgjedhja e presidentit si “levë” për të shkuar në zgjedhje të reja?

Më ndryshe e sheh situatën Belgzim Kamberi nga Instituti për Politika Sociale “Musine Kokolari” në Prishtinë.

Sipas tij, vetëm “një koalicion i madh” mund të bëhet shkak që çështja e presidentit të ardhshëm të vendit të përfshihet si pjesë e një marrëveshjeje politike.

Zgjedhjen e presidentit, Kuvendi i Kosovës duhet ta votojë me dy të tretat e votave të 120 deputetëve sa i ka gjithsej. Në rast se kandidati për president nuk i merr këto vota në dy rundet e para, në rundin e tretë zgjidhet me votat e gjysmës së deputetëve.

Në rast se Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin edhe në rundin e tretë, atëherë ai shpërndahet dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Kamberi thekson se, në rast se qeverinë e re e krijon Lëvizja Vetëvendosje me pakicat joserbe ose partitë aktualisht opozitare me pakicat joserbe, votat e domosdoshme për zgjedhjen e presidentit janë të pasigurta.

Mospajtimi i një ose dy deputetëve të pushtetit në atë rast, sipas tij, do ta dështonte zgjedhjen në rundin e tretë të votimit.

Ai vlerëson se çështja e postit të presidentit ka pak gjasa të bëhet pjesë e ndonjë marrëveshjeje për ndonjë koalicion pas zgjedhjeve, përveç nëse arrihet ndonjë “koalicion i madh”.

“Çështjen e presidentit, në këtë konstalacion, e zgjidh vetëm një koalicion i madh për qeverinë. Kur them ‘koalicion i madh’, e mendoj Vetëvendosjen me PDK-në ose Vetëvendosjen me LDK-në. Kjo, aktualisht, më duket mundësia më pak e mundshme, përveç nëse ndodh ndonjë presion i madh ndërkombëtar, në këtë rast nga administrata amerikane”, thotë Kamberi për Radion Evropa e Lirë.

Në katër vjetët e fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka qeverisur me pakicat joserbe.

Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Vetëvendosja, PDK-ja dhe AAK-ja kanë deklaruar se e përjashtojnë mundësinë e koalicionit mes vete. Para zgjedhjeve, mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen e ka hedhur poshtë edhe LDK-ja.

Kamberi i sheh të gjitha subjektet politike si të pakënaqura me rezultatet e arritura në zgjedhjet e 9 shkurtit, sepse, sipas tij, as mandatari për kryeministër nga Vetëvendosja, as nga opozita nuk do të mund të krijonte një qeveri stabile.

Sipas tij, “pazari” për postin e presidentit më shumë do të bëhej pengesë sesa mjet për formimin e qeverisë së re.

Për më tepër, thotë ai, partitë politike do ta ruajnë çështjen e zgjedhjes së presidentit për më vonë, si levë për veprime të mundshme politike pas një viti.

“Mua më duket më shumë se jemi në një situatë ku partitë do t’i bëjnë kalkulimet e tyre për një afat të shkurtër politik elektoral, njëvjeçar, derisa të vijmë në situatën për zgjedhjen e presidentit dhe, vetëm pastaj, të kalkulojnë se çfarë u përshtatet më shumë. Pra, a ta çojnë vendin në zgjedhje apo t’i japin Kosovës një president të ri apo presidente të re”, thotë Kamberi.

Me Kushtetutën e Kosovës, presidenti i vendit gëzon mandat pesëvjeçar. Posti i tij është kryesisht ceremonial, por luan rol udhëheqës në politikën e jashtme dhe si komandant i forcave të armatosura.

Presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani, mori mandatin më 4 prill të vitit 2021, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt të atij viti.

Me partinë e saj Guxo, që ka qenë në listë të përbashkët me Vetëvendosjen, Osmani ishte personi më i votuar në ato zgjedhje, me mbi 300 mijë vota.

Ajo u zgjodh presidente nga Kuvendi i Kosovës në rundin e tretë të votimit, pasi mori 71 vota nga 82 deputetë sa ishin të pranishëm në seancën e zgjedhjes së saj./Radio Evropa e Lirë

 

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh