BallinaAtdheuKQZ anulon 529 zarfe me fletëvotime nga diaspora

KQZ anulon 529 zarfe me fletëvotime nga diaspora

-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka anuluar 529 zarfe me fletëvotime nga diaspora, për shkak siç u tha parregullsive të shfaqura.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Partive Politike, Besnik Buzhala, në mbledhjen e sotme të KQZ-së, tha se zarfet janë anuluar për shkak se në disa prej tyre ishin vetëm regjistrimi për votim dhe jo fletëvotimi.

Në anën tjetër, ai tha se numërimi i votave për kandidatë për deputetë në qendrat komunale të numërimit ka nisur në 18 komuna, ndërkaq në tetë të tjera do të nisë sot.

Sipas tij, vonesat në komunat e tjera po ndodhin për shkak të problemeve teknike. Mirëpo, anëtarët e KQZ-së kërkuan nga Sekretariati që të kenë një plan B nëse bie sistemi dhe të fillojë numërimi manual, njofton frontonline.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“Top Secret 2” dhe “lufta” e Serbisë për ta goditur Republikën...

0
Prof.Dr. Fadil Maloku, Prishtinë Ditëve të fundit, në sferën mediatike, por edhe në atë (jo)publike, po bëhet një “xhurullti” e panevojshme dhe pa kurrfarë sensi...