Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Përditshmëria e Diasporës

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Zvicër në 20 vjetorin e Xhamisë “Drita” në Pratteln

by administrator
15:24 09/02/25
in Përditshmëria e Diasporës
Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Zvicër në 20 vjetorin e Xhamisë “Drita” në Pratteln
0
SHARES
94
VIEWS
Share on Facebook

Pratteln, 08 shkurt

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesia e Tij, z.Rexhep Demiri i shoqëruar me disa veprimtarë që jetojnë e veprojnë në Zvicër, si Florim Useini, Visar Robelli, Meti Krasniqi dhe Nadi Zendeli me ftesë të kryesisë së xhamisë Drita në Pratteln ishte pjesë e një manifestimi të madh për 20 vjet veprimtari të kësaj qendre islame shqiptare në mesin e shumë dijetarëve të fesë islame nga të gjitha trevat shqiptare. Këto takime siç tha edhe Ambasadori Rexhepi, kanë shërbyer e shërbejnë për të mirën e atdheut jo vetëm në aspektin fetar, por edhe ate kombëtar e humanitarë dhe sjellin paqe gjithandej.

Shkëlqesia e Tij, z.Rexhep Demiri manifestimin në fjalë ja se si e përshkruan:

“Është një nder i veçantë për mua të marr pjesë në këtë manifestim jubilar që shënon 20 vjet kontribut të vyer të Xhamisë “Drita” në Pratteln. Ky institucion nuk është vetëm një vend lutjeje, por një vatër edukimi, bashkimi dhe ruajtjeje të vlerave tona kombëtare dhe fetare. Gjatë dy dekadave të fundit, Xhamia ‘Drita’ ka shërbyer si shembull i përkushtimit dhe solidaritetit të diasporës shqiptare në Zvicër.

Falënderoj udhëheqësit fetarë, aktivistët dhe të gjithë ata që kontribuojnë për të ndërtuar një komunitet të qëndrueshëm e të bashkuar.

Mbështetja juaj për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar është një trashëgimi që pasurohet për brezat e ardhshëm. Si ambasador, do të vazhdoj të përkrah çdo nismë që forcon lidhjet tona dhe nxit mirëkuptimin ndërkulturor. Dëshiroj gjithashtu të shpreh falënderimet e mia për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë nga kryetari Shaban Amiti dhe organizatorët. Uroj që ky përvjetor të shërbejë si frymëzim për më shumë arritje dhe suksese në të ardhmen.”

Se kjo ngjarje e madhe kishte interesim të madh edhe nga veprimtarë të tjerë ja se çka na tha edhe veprimtari nga Kërçova, njëherit kryetar nderi i Rrjetit të Biznesve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore, z.Florim Useini përmes disa fjalëve:

Nder dhe mirënjohje për 20-Vjetorin e Xhamisë “Drita” në Pratel!

Sonte, pata privilegjin të marr pjesë në manifestimin jubilar të 20-vjetorit të xhamisë shqiptare “Drita” në Pratteln në afërsi të Baselit, një simbol i besimit, përkushtimit dhe unitetit të komunitetit tonë. Ky përvjetor shënon dy dekada sfidash dhe arritjesh të mëdha, ku falë kontributit të jashtëzakonshëm të besimtarëve dhe diasporës shqiptare, kjo xhami ka shërbyer si qendër edukimi, frymëzimi dhe ruajtjeje të vlerave tona kombëtare dhe fetare.

Roli i saj nuk kufizohet vetëm në aspektin shpirtëror, por ka dhënë një ndihmesë të madhe edhe në fushën e edukimit, përmes mësimbesimit, mësimit të gjuhës shqipe dhe aktiviteteve kulturore. Për më tepër, pas periudhës së luftës, kjo xhami ka qenë një pikë mbështetjeje për vendlindjen, duke kontribuar në mënyra të ndryshme për mirëqenien e bashkëkombësve tanë.

Në këtë manifestim morën pjesë personalitete të rëndësishme nga fusha fetare, diplomatike, akademike dhe afariste, të cilët me praninë e tyre e bënë këtë ngjarje edhe më të veçantë.

Veçanërisht nder që takova:

– Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Reisul Ulema h.hfz. Shaqir Fetahu.

– Drejtorin e Sektorit për Diasporë pranë BFI-së,Mafiz Rustemi.

– Sekretarin e Myftinisë së Kërçovës, Xhemail Ahmedi.

– Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, z. Rexhep Demiri

– Drejtorin e Diasporës, Ekrem Simnica.

– IlahistinMenduh Allaibeg dhe Nimetullah Sulejmani

– Nënkryetarin e Komunitetit Islam të Shqiptarëve në Zvicër, Fehim Abazi.

– Kryeimamin e Bashkësisë Islame në Klinë, Blerim Musliu

– Kryetarin e Xhamisë “Drita”, z.Fadil Asani

– Kryetarin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore në Z. Visar Robelli

Kryetarin e Rrjetit të Miqësisë, Meti Krasniqi

– Imamët Xheladin Leka, Ferit Zeqiri, Nusret Shiti, hfz.Sabaatin Nuhiji dhe Xhemail Nuhiu.

– Teologun e njohur, Ardian Sejdiu.

– Përfaqësues nga Policia e Baselit,

– Afaristin, Faik Ademi, Nadi Zendeli, etj.

– Humoristët Martini dhe Mixha Bib me moderimin Avdush Krosa.

Dhe shumë personalitete të tjera fetare dhe kulturore, përfaqësues të institucioneve dhe afaristë të suksesshëm, të cilët dëshmuan edhe një herë se bashkëpunimi dhe përkushtimi ndaj komunitetit tonë është çelësi i suksesit.

Një falënderim i veçantë për ftesën dhe mikëpritjen shkon për kryetarin Shaban Amiti, Enver Fejza, Xhevahir Ramadani dhe gjithë stafin organizativ të xhamisë për përkushtimin e tyre në realizimin e këtij manifestimi madhështor. Si Kryetar Nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, si lobist dhe aktivist i përkushtuar për çështjet kombëtare, e shoh të domosdoshme që ne, si komunitet, të vazhdojmë të mbështesim nismat që forcojnë lidhjet tona dhe ndihmojnë në ruajtjen e identitetit tonë kulturor dhe fetar.“ Edhe këto takime kanë shërbyer e po shërbejnë që të mos e harrojmë atdheun tonë.

helveticALforum

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh