Shkëlqesia e Tij, z.Rexhep Demiri, Ambasador i Maqedonisë së Veriut në Zvicër, njihet për afërsinë e tij të shkëlqyeshme për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që jetojnë e veprojnë në Zvicër. Ai dhe stafi i tij në Ambasadë, janë duke punuar me shumë korrektësi e shpejtësi që banorët të mos kenë vonesa për termine të ndryshme që kanë për në Ambasadë.
Përpos këtyre shërbimeve, ai po realizon edhe takime të shumta me miq zviceran dhe me diplomatë të huaj në shtetin zviceran. E shtuna dhe e diela ate e gjenë gjithashtu në mesin e bashkatdhetarëve. Kështu ndodhi edhe mbrëmë.
Ja se çka shkruan Ambasadori për një takim që e ka pasur mbrëmë me 01.02.25 në mbrëmje me afaristë të sukseseve të mëdha në Zvicër:
„I nderuar Z. Faik Ademi dhe Z. Pascal Spaini,
Ishte nder për mua të vizitoja kompaninë tuaj dhe ju falënderoj sinqerisht për ftesën e ngrohtë.
Faik GmbH dhe Golden Key AG po zhvillojnë së bashku projekte të pasurive të paluajtshme mbresëlënëse.
Në vitin 2019, ata zhvilluan një softuer që e thjeshton ndjeshëm menaxhimin dhe shitjen e pasurive të paluajtshme. Ky softuer quhet Golden Key dhe është i disponueshëm edhe për profesionistët e tjerë të pasurive të paluajtshme në Zvicër. Më shumë informacion mund të gjeni në faqen e tyre të internetit Goldenkey.ch”.
Ardhmja e Ambasadorit Rexhepi në Zvicër ka bashkuar mërgatën e Maqedonisë së Veriut dhe çdo ditë është në mesin e tyre me takime të ndryshme edhe duke i nxitur ata që të investojnë në Maqedoninë e Veriut.
helveticALforum