Gjatë kësaj fundjave, ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut Prof. dr. Ylber Sela, në kuadër të aktiviteteve për diasporën vizitoi edhe Munihun. Ditën e parë ai mori pjesë në “Takimet e Munihut“, si dhe vizitoi hapësirat e reja të Konsullatës së Maqedonisë së Veriut në këtë qytet, ku nga konsullja Juliana Nikollova pati rastin t’i shohë për së afërmi hapësirat e reja, si dhe të njihet me shërbimet ndaj mërgimtarëve tanë.
Në ditën e dytë ai vizitoi xhaminë dhe kishën në këtë qytet, ku u prit nga imami Ujkan Sejdini, si dhe nga prifti Mile Veljanovski. Po ashtu, gjatë qëndrimit të tij, ai shfrytëzoi rastin për t’i vizituar edhe bizneset dhe shoqatat që veprojnë në Munih dhe Augsburg.
helveticALforum.ch