Në një postim në platformën ‘X’, Ambasada e SHBA-së në Kosovë shkruan se lidershipi i saj i guximshëm në Ballkan shpëtoi jetë të panumërta, veçanërisht me Kosovën.

“Duke nderuar jetën dhe trashëgiminë e Sekretares së parë femër të Shtetit, Madeleine Albright gjatë WomensHistoryMonth. Diplomate më e lartë i kombit tonë është Sekretare e Shtetit – personi i ngarkuar me zbatimin e politikës së jashtme të Presidentit, forcimin e marrëdhënieve diplomatike në mbarë globin dhe menaxhimin e një fuqie të madhe punëtore globale. Jeta e Madeleine Albright ishte personifikimi i ëndrrës amerikane dhe lidershipi i saj i guximshëm në Ballkan shpëtoi jetë të panumërta. Përparimi i Kosovës është një nderim i vazhdueshëm për trashëgiminë e saj”, ka shkruar Ambasada e SHBA-së. Madeleine Albright vdiq më 23 mars 2022, në moshën 84-vjeçare. Ajo ishte gruaja e parë e zgjedhur Sekretare e Shtetit e ShBA-së në vitin 1997, e cila ka shërbyer në Administratën e Bill Clintonit në një kohë lufte në Kosovë. Emri i saj mbetet i paharruar në Kosovë, pikërisht për rolin e saj për çlirim, njofton rtk.