Në mesin e pjesëmarrësve që sollën atmosferën shqiptare ishte edhe Ansambli “Vatra” nga Bülach, të cilët me prezantimin e tyre të denjë sollën në qendër të qytetit ngjyrat dhe shpirtin e traditës sonë përmes ushqimit tradicional, valleve dhe muzikës popullore. Ky manifestim ishte dëshmi e gjallë e gjeneratave të reja të mërgatës sonë që, me përkushtim dhe dashuri, vazhdojnë të ruajnë dhe promovojnë trashëgiminë shqiptare në zemër të Evropës.
Z. Berisha, i pranishëm në këtë festë të madhe, u shpreh për Sam24.info se angazhimi i tij nuk njeh fundjavë kur bëhet fjalë për përkrahjen dhe pjesëmarrjen në aktivitete të mërgatës, e cila mbetet shtyllë e rëndësishme e përfaqësimit të Kosovës në botë.