Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Atdheu në objektiv

24 vjet pa heroin e Kosovës Lindore, Mitat Musliu

by administrator
07:26 14/05/25
in Atdheu në objektiv
24 vjet pa heroin e Kosovës Lindore, Mitat Musliu
0
SHARES
1
VIEWS
Share on Facebook

/ Nga: Dashnim HEBIBI /

Kujtim dhe nderim për dëshmorin që ia fali jetën flamurit kuq e zi

Më 14 maj 2001, në fshatin Rahovicë të Preshevës, ra dëshmor Mitat Skender Musliu, një nga bijtë më të denjë të Kosovës Lindore, i cili me gjakun e tij vulosi betimin për liri dhe dinjitet kombëtar. Sot bëhen 24 vjet nga ai moment sakrifice, por kujtimi për Mitatin mbetet i gjallë në zemrat e çdo shqiptari që e ndjen peshën e flamurit kuq e zi. Figura e tij është mishërim i qëndresës shqiptare në Luginën e Preshevës, pjesë e pandashme e historisë sonë të lavdishme të rezistencës. Çdo herë që valëvitet flamuri kuq e zi me shqiponjën dykrenare, shohim në të pasqyrim të flijimit të tij dhe të gjithë dëshmorëve të kombit. Sot, më shumë se kurrë, kanë kuptim fjalët e pavdekshme të Fan Nolit: „Ne jemi njerëz, jo, ne jemi burra, jo, ne jemi shqiptarë. Shqipëria na kërkon ndihmë. Le t’i japim pa numëruar… Shqipëria kërkon luftëtarë, le të rendim tek thirrja e saj. Le të sulemi nën flamurin e kuq, në flakë të luftës, që të na drithërohet trupi nga dehja e barutit, që të na ndizet shpirti nga zjarri i shenjtë i lirisë dhe le të vdesim duke thirrur: “Rroftë Shqipëria!” Për të nderuar jetën dhe veprën e tij, është realizuar edhe një këngë dedikuar Mitat Musliut, me tekstin e shkruar nga autori i këtij shkrimi, interpretuar nga Arif Vladi, kompozuar nga Edmond Zhulali dhe me videoklip të realizuar nga Llesh Nikolla. Ky projekt është bërë i mundur nga xhaxhai i Mitatit, atdhetari Fazli Musliu, një figurë e shquar e diasporës shqiptare në Zvicër, themelues dhe ish-kryetar i Shoqatës Humanitare „Lugina e Preshevës“ në Gossau, St. Gallen, tashmë me statusin e kryetarit nderi. Kënga është një amanet i gjallë për brezat, një thirrje që mos të harrojmë kurrë ata që dhanë më të shtrenjtën për idealin kombëtar. Për të gjithë ata që dëshirojnë ta dëgjojnë, vegëza është kjo: Dëgjo këngën për Mitat Musliun

Biografia e dëshmorit Mitat Skender Musliu

(16.02.1981 – 14.05.2001) Ushtar i Z.O.P. – Brigada 113 „Ibrahim Fejzullahu“ Mitat Skender Musliu lindi më 16 shkurt 1981, në fshatin Strezoc të Preshevës, në një familje me rrënjë të forta atdhedashurie, ku dashuria për flamurin kuq e zi ishte amanet brezash. Që në moshë të re, Mitati u dallua për urtësinë, thjeshtësinë dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë. Por ai kurrë nuk mund të qëndronte i qetë përballë padrejtësive që i bëheshin popullit të vet. Kur nisi lufta e UÇPMB-së, zemra e tij nuk rrihte më për veten, por për lirinë e tokës shqiptare. Ai kërkonte me ngulm nga prindërit që t’i lejonin të bashkohej me luftëtarët. Nëna, si çdo nënë shqiptare, ndiente dhimbjen e mundshme të humbjes, por njëkohësisht krenarinë për rritjen e një biri të denjë. Pasi panë vendosmërinë e pathyeshme të Mitatit, prindërit e tij i dhanë bekimin. Me një përqafim të fundit, ai u nis drejt betejës me kokën lart dhe zemrën plot. Mitati u radhit si vullnetar në radhët e UÇPMB-së, në Brigadën 113 „Ibrahim Fejzullahu“, ku u sistemua në Batalionin e II-të, në pikën strategjike të Bukocit. Me guximin dhe përkushtimin e tij, ai u bë pjesë e njësitit të vijës së parë, duke udhëhequr shokët në çdo përballje. Në të gjitha betejat, ai ishte aty ku rreziku ishte më i madh. Në betejën e fundit, më 14 maj 2001, Mitati qëndroi heroikisht në vijën e parë në veri-perëndim të fshatit Rahovicë, ku u përball me forcat serbe. Aty, në tokën e gjyshërve, dha jetën për lirinë e shqiptarëve, duke rënë si dëshmor i kombit. Mitati e vulosi me gjak betimin për liri, dinjitet dhe identitet kombëtar, duke u bërë simbol i qëndresës shqiptare në Luginën e Preshevës.

Nderim përjetë!

Në fund, dua ta përmbyll këtë shkrim me një të vërtetë të hidhur, por të domosdoshme për ta thënë: I mjerë është ai që shkel mbi gjakun e dëshmorit dhe merr ajër lirie, të mundësuar nga dhënia e jetës së dëshmorëve të kombit ndër breza. Lavdi përjetë Mitat Musliut! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar! Attachments area Preview YouTube video Arif Vlladi Amaneti i Mitat Musliut  
Arif Vlladi Amaneti i Mitat Musliut
Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh