1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

2025 një vit i jashtëzakonshëm për Barcelonën, asnjë humbje deri më tani

Duhet ti lexosh

Barcelona po kalon një sezon të jashtëzakonshëm në vitin 2025. Blaugranat janë të pamposhtur nga nisja e vitit, duke u bërë ekipi i vetëm në pesë ligat më të mira të Evropës që ende nuk ka pësuar një humbje këtë vit.

Skuadra e Hansi Flick ka qenë në formë të jashtëzakonshme gjatë gjithë vitit, duke luajtur gjithsej 16 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Nga këto ndeshje, ata kanë siguruar 13 fitore dhe 3 herë kanë barazuar.

Barazimi i parë erdhi kundër Getafes 1-1 në “Coliseum”, i dyti 2-2 kundër Atalantës në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve dhe më i fundit ishte barazimi emocionues 4-4 në ndeshjen e parë kundër Atletico Madrid në gjysmëfinalet e Copa del Rey.

Bayern Munich, me gjithë formën e tij mjaft të mirë, pësoi një humbje 3-2 ndaj Feyenoord më 22 janar. Leverkusen dhe Atletico Madrid kanë humbur nga dy herë, njofton oranews.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit