8.1 C
Zurich
Monday, April 13, 2026
spot_img
spot_img

POSTIMET E FUNDIT

147 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit

Sot më 10 qershor shënohet 147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit.

Lidhja e Prizrenit ishte një organizim politik i parisë së katër vilajeteve që ishin shumicë shqiptare në Perandorinë Osmane.

Ajo u themelua zyrtarisht më 10 Qershor 1878 në xhaminë Bajraklie të Prizrenit, qytet ku deri një vit përpara ishte qendra e Vilajetit të Kosovës.

Traktatet e Shën Stefanit dhe Berlinit u kishin caktuar territore të banuara edhe nga shqiptarë shteteve të tjera pas Luftës Ruso-Turke dhe për këtë arsye shqiptarët u përgatitën për rezistencë kombëtare.

Për këtë datë të rëndësishme kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret në takim pesidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Ata pastaj do të ecin në këmbë e të gjithë pjesëmarrësve nga Shtëpia e Bardhë deri në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, njofton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB