Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Mesazhe urimi me rastin e festës së Fitër Bajramit

by administrator
08:02 30/03/25
in Aktualiteti
Mesazhe urimi me rastin e festës së Fitër Bajramit

Muslim Friday mass prayer in Turkey

0
SHARES
24
VIEWS
Share on Facebook

Urimi i Fitër Bajramit nga Instituti Helvetik i Evropës Juglindore me qendër në Cyrih

Fitër Bajrami – Festa e Bekimeve, Mëshirës dhe Bashkimit Të dashur vëllezër dhe motra të besimit islam, Në këtë ditë të shenjtë të Fitër Bajramit, në emër të stafit të Qendrës Mediale Shqiptare SAM24.info, ju urojmë nga zemra për këtë festë të madhe të besimit, sakrificës dhe mirësisë. Pas një muaji përkushtimi, lutjesh dhe reflektimi, kjo ditë vjen si një shpërblim hyjnor dhe si një mundësi për të përhapur më shumë dashuri, solidaritet dhe mirësi mes njerëzve. Le të jetë kjo festë një simbol i unitetit, besës dhe vëllazërisë mes shqiptarëve, ashtu siç ishte dikur besa e Skënderbeut, vizioni i Ismail Qemalit dhe heroizmi i Adem Jasharit. Le të kujtojmë gjithashtu fjalët dhe mendimet e ndritura të Faik Konicës, At Gjergj Fishtës dhe Fan Nolit, të cilët në kohët më të vështira e ngritën zërin për kombin tonë dhe na lanë mesazhin e madh se një popull që respekton vlerat e tij shpirtërore dhe kulturore, qëndron i fortë dhe i pathyeshëm. Zoti ua pranoftë agjërimin, lutjet dhe veprat e mira! Urojmë që në shtëpitë dhe zemrat tuaja të mbretërojë paqja, harmonia dhe begatia. Qofshi gjithmonë të bekuar, të bashkuar dhe të suksesshëm në çdo hap të jetës suaj. Gëzuar Fitër Bajramin!

Me respekt, Stafi i Institutit Helvetik të Evropës Juglindore në Zvicër dhe stafi i helveticALforum.ch —

Fitër Bajrami, Presidenti Begaj uron shqiptarët: Begati dhe lumturi për familjet tuaja!

Presidenti i Republikës,  Bajram Begaj, uron besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit. “Gëzuar Fitër Bajramin! Agjërim të pranuar për të gjithë besimtarët! Përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës, bëhet me festën e mrekullueshme të Bajramit, me festën e gëzimit, paqtimit të shpirtit dhe me shpresën e mëshirës së Zotit. Për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre, uroj që Zoti t’u japë begati dhe lumturi!” – shkroi Presidenti Begaj në rrjetet sociale. 

…….

Kryeministri Edi Rama urim për Fitër Bajramin

Kryeministri uron besimtarët myslimanë: “Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat. Urime të përzemërta besimtarëve myslimanë që përmbushën me devotshmëri një muaj përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi dhe sot festojnë Fitër Bajramin”.

—-

Presidentja Osmani uron besimtarët për Fitër Bajram

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët me rastin e Fitër Bajramit. Osmani shprehi urimet më të përzemërta për qytetarët duke u dëshiruar paqe, begati dhe harmoni në familjet dhe zemrat e tyre.

“Kjo ditë feste shënon përmbylljen e një muaji sakrifice, devotshmërie dhe reflektimi. Bajrami është festë e mirësisë dhe e solidaritetit, një moment për ta ndarë gëzimin me familjen, miqtë dhe ata që kanë më shumë nevojë për dashuri dhe mbështetje”, thuhet në urimin e Osmanit.

—–

Kryeministri Albin Kurti e ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë  

Ai ka thënë se ky muaj qoftë rikthim te vlerat më të pastra njerzëore.

“Gëzuar Fitër Bajrami për juve edhe familjet tuaja! Ju përcjellshin gjithmonë shëndeti, mirësia dhe begatia. Qoftë ky muaj rikthim te vlerat më të pastra njerëzore: dashuria, mëshira dhe solidariteti. Uroj që agjërimi i Ramazanit të jetë bërë ripërtëritje e trupit, kthjellim i mendjes dhe pastrim i shpirtit”, thuhet në urimin e Kurtit.

—

Kreu i Komitetit Mysliman në Shqipëri

Spahiu uron besimtarët për Fitër Bajram, pas një muaj agjërimi falja në Sheshin “Skënderbej” Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu ka uruar sot përmes një videomesazhi të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen për Fitër Bajramin. Ai shprehet se sot besimtarët myslimanë po përcjellin muajin e madhërishëm të Ramazanit dhe po i japin lamtumirën e fundit muajit të bekuar që la pas falje e mëshirë për secilin. “Nesër është festë, është Fitër Bajrami. Hani e pini të gëzuar se këtë e keni fituar në ditët e kaluara thotë Zoti i madhërishëm. I lutemi Zotit të madhëruar, bamirësit që Ramazani i nderuar, i cili në këtë botë është fund e krye një mirësi e madhe që në ditën e ringjalljes të ndërmjetësojë te Zoti për ne duke thënë “O Zot unë i kam penguar këta gjatë ditës, nga të ngrënët, të pirët dhe kënaqësi e tjera të ndryshme. Pranoje ndërmjetësimin tim në favor të tyre. Të nderuar motra e vëllezër, agjërimi ishte një shkollë një mujore për secilin prej nesh. Gjatë këtij muaji njeriu mëson se modestia dhe jo mendjemadhësia është virtyt, mëson se falja është më me vlerë se falja është më me vlerë se hakmarrja, përkujdesi ndaj të varfërve dhe të pamundurve është cilësi më e lartë se indiferentizmi, mëson vetëdisiplinimin, kontrollin dhe vetëedukimin”, tha Spahiu.

“Sot nuk mund t’i përmend të gjitha ato të mira që i mësuam nga muaji Ramazanit, por një çështje me rëndësi që duhet të përqëndrohemi. Drejtimin që e morëm në Ramazan, suksesin e sjelljeve dhe jetën e përparuar fetare që e arritëm duhet t’i vazhdojmë më tej. Ruajeni atë që e fituat në Ramazan. Nesër ne festojmë me familjet, të afërmit dhe miqtë tanë, por nuk harrojmë të bëjmë pjesë të gëzimit të varfërit, të sëmurët, të moshuarit të cilët përveç lutjeve drejtuar Zotit japin edhe mbështetjen tonë direkte sipas mundësisë”, vijoi ai.

Kreu i Komitetit Mysliman e mbyll mesazhin e tij me një urim për të gjithë besimtarët myslimanë duke u shprehur se “uroj që kjo festë të sjellë begati dhe mirëqenie në familjen e çdo shqiptari”. “Fitër Bajarami le të na shërbejë si një moment i vetëdijësimi për dinjitetin dhe vlerat e përgjithshme njerëzore. Qoftë ky Bajram, një burim mirësie, dashurie dhe uniteti për ju dhe të dashurit tuaj”, përfundon Spahiu.

….

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava: Fitër Bajrami, festa që na bashkon

Tërnava, përmes një paraqitje para medieve ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Tërnava tha se kjo festë është një dhuratë nga Zoti ndaj përkushtimit të muajit të Ramazanit. “Vetëm edhe pak orë na ndajnë nga festimi i Fitër Bajramit, andaj kam kënaqësinë që sot, në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, institucioneve të saj dhe në emrin tim personal t’ju drejtohem me përgëzimet dhe urimet më të mira, me bindje dhe shpresë që Bajramin ta ndiejmë, ta presim e ta përjetojmë shpirtërisht me gëzime e përkushtim në ambientet tona të ngrohta familjare dhe shoqërore”, tha Tërnava. Tutje ai tha që qysh sonte kur kemi natën e Bajramit, besimtarët myslimanë hyjnë në atmosferën e festës së Fitër Bajramit, sipas tij, të gëzuar me plotë të drejtë, sepse kanë kryer një ndër urdhrat e Zotit të Madhëruar, agjërimin e muajit Ramazan, ibadet ky që siç tha bëhet vetëm për Zotin e Gjithësisë.

“Ceremonia e Fitër Bajrami është moment që bashkon besimtarët në faljen e namazit të Bajramit, që shënon njëkohësisht momentin më të rëndësishëm të kësaj feste, për të vijuar më pas me urimet dhe përgëzimet më të mira e më të sinqerta, si dhe me përqafimet e ngrohta si për asnjë moment tjetër me familjarët, fëmijët, farefisin, shoqërinë, e për të shijuar më pas aromën dhe nimetet e festës rreth sofrës së Bajramit me më të dashurit tanë”, tha myftiu. Kjo festë e bekuar, vazhdoi tutje Tërnava, që në formën më të mirë përçon porosi dhe mesazhe për paqen, harmoninë, dashurinë, mirësinë dhe gëzimin për besimtarët, është një dhuratë prej Zotit për përkushtimin, devotshmërinë dhe adhurimin e shtuar gjatë muajit të bekuar Ramazan. “Për një muaj me radhë, agjërimi mbushi zemrat dhe shpirtrat tanë me një ndjenjë të veçantë paqeje, qetësie, e pse jo edhe krenarie.

Andaj festa e Fitër Bajramit është mundësi për të shprehur mirënjohjen dhe gëzimin për arritjen e pastrimit shpirtëror, që është shoqëruar me sakrificë, përkushtim dhe devocion. Fitër Bajrami është festë përbashkuese për myslimanët në mbarë botën. Festë që simbolizon triumfin shpirtëror, moment gëzimi dhe reflektimi që shpreh faljen, mirësinë dhe bashkimin familjar e shoqëror. Vlera këto që i japin kuptim të thellë social dhe shoqëror, e gjithsesi edhe shpirtëror kësaj feste madhështore”, tha tutje Tërnava. Tutje në mesazhin e tij kreu i BIK-ut tha se fëmijët kanë një peshë e kujdes të veçantë në festën e Fitër Bajrami, ngase kjo festë është një mundësi e shkëlqyer për t’iu mësuar atyre vlerat universale dhe porositë fisnike e hyjnore të Fitër Bajramit. “Duhet kujdes i veçantë për fëmijët tanë që ta përjetojnë festën e Bajramit, t’i vizitojnë xhamitë me ne, t’i shijojnë dhuratat e veçanta, të marrin mesazhe uruese dhe të jenë pjesë e pritjeve dhe vizitave te familjet, miqësia dhe farefisi që realizohen për Bajram. Në këtë mënyrë fëmijët tanë shijojnë festën, mësojnë traditën tonë pozitive dhe ruajnë kujtime më të bukura nga fëmijëria për këtë festë”, tha Tërnava.

Sipas tij, kjo festë te populli ynë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme, pasi siç tha, është festë më popullore dhe më me ndikim në shoqërinë tonë. “Si në të kaluarën, ashtu edhe tash, populli ynë e feston Bajramin me shumë gëzim dhe nderim, duke ruajtur traditat dhe duke theksuar vlerat e solidaritetit, respektit dhe mirësisë. Duke pasur parasysh se namazi i Bajramit është një mundësi reale për të shprehur falënderimin për mundësinë që na e dhuroi Zoti për agjërimin e këtij muaji të bekuar, është momenti kyç për të kërkuar dhe reflektuar paqe dhe lumturi për veten, familjen dhe për besimtarët mbarë, ngase kjo është një formë e thellë e lidhjes shpirtërore më Zotin dhe një shenjë e besimit të vazhdueshëm në Zotin Një”, ka shtuar Tërnava, duke uruar të gjithë besimtarët myslimanë për këtë festë.

—–


Festa e Fitër Bajramit, arqipeshkvi metropolit Shkodër- Pult Giovanni Peragine uron besimtarët myslimanë

Arqipeshkvi Metropolit Shkodër-Pult, Giovanni Peragine, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitr Bajramit. Në një mesazh të dërguar, ai ka shprehur urimet e tij të përzemërta dhe ka theksuar rëndësinë e muajit të Ramazanit për jetën shpirtërore dhe forcën që ai u ka dhënë besimtarëve. Peragine ka përmendur gjithashtu mesazhin e Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, i cili promovon vëllazërinë dhe dialogun ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëve si një shpresë për një botë më paqësore dhe të bashkuar.

Ai ka shprehur gjithashtu dëshirën për më shumë mirësi, paqe dhe dashuri në mbarë botën. Në mesazhin e tij, ai ka theksuar se, për shkak të angazhimeve jashtë vendit, nuk mund të jetë fizikisht i pranishëm me besimtarët, por i ka uruar ata nga zemra dhe ka kërkuar që Zoti t’i ndihmojë në ecjen në rrugën e mirësisë dhe paqes. Urimi: Shumë i nderuar Imam Muhamed Sytari, Myftiu i Shkodrës, Të nderuar vëllezër dhe motra myslimanë, Në emrin tim personal dhe të Arqidioqezës Metropolitane Shkodër-Pult, ju uroj: GËZUAR festën e ’ID AL-FITR-it, Bajramit! Kjo festë vjen pas agjërimit dhe lutjeve që keni bërë gjatë muajit të Ramazanit, i cili është një periudhë e rëndësishme për jetën shpirtërore dhe komunitetin mysliman. Uroj që ky muaj t’ju ketë dhënë forcë të re në jetën tuaj shpirtërore dhe të ketë mbjellë në zemrat tuaja dashuri, paqe dhe mirësi.

Gjithashtu, Këshilli Papnor për Dialogun Ndërfetar ju përcjell të gjithëve urimet e tij të përzemërta. Këtë vit, mesazhi i tij ka si moto: “Të krishterë dhe myslimanë: ajo që shpresojmë të bëhemi së bashku”, ku thuhet: “Në një botë të shënjuar nga padrejtësia, konfliktet dhe pasiguria për të ardhmen, thirrja jonë e përbashkët mbart shumë më tepër sesa praktika të ngjashme shpirtërore. Bota jonë ka etje për vëllazëri dhe dialog të vërtetë. Së bashku, myslimanët dhe të krishterët mund të jenë dëshmitarë të kësaj shprese, me bindjen se miqësia është e mundur pavarësisht peshës së historisë dhe ideologjive. Prandaj, ajo që dëshirojmë të bëhemi së bashku është të jemi vëllezër e motra në njerëzishmëri, duke e çmuar thellësisht njëri-tjetrin. Besimi ynë në Zot është një thesar që na bashkon.” Për shkak të angazhimeve jashtë vendit, nuk kam mundësi të jem pranë jush në këtë ditë të shënuar, por nga zemra ju uroj edhe një herë Gëzuar Bajramin! Zoti i Mëshirshëm dhe i Gjithëpushtetshëm na ndihmoftë që të ecim gjithmonë në rrugën e mirësisë, dhembshurisë dhe paqes në mbarë botën! /Mesazh nga arqipeshkvi metropolit Shkodër- Pult, Giovanni PERAGINE/

—–

Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri


Të dashur miq dhe besimtarë, Sot është një ditë e bekuar, një ditë e mbushur me dritë, mëshirë dhe gëzim – festa e Fitër Bajramit!

Pas një muaji sakrifice, lutjesh dhe përkushtimi, le të hapim zemrat tona me mirënjohje dhe falënderim. Zoti i Madhëruar qoftë i kënaqur me agjërimin dhe përkushtimin tonë, na dhëntë forcë, shëndet dhe begati në familjet tona.

Le të ndajmë këtë festë me dashuri, me njerëzit tanë të dashur, me ata që kanë nevojë për përqafimin tonë dhe me njëri-tjetrin, sepse Fitër Bajrami është dita kur zemrat bashkohen në paqe dhe harmoni. Zoti e pranoftë agjërimin, lutjet dhe sakrificat tona! Uroj që kjo festë të sjellë dritë e lumturi në çdo shtëpi, dhe Zoti t’ju dhuroftë mbarësi në çdo hap të jetës tuaj!

Gëzuar Fitër Bajramin!

Me respekt dhe përzemërsi,

Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri

——

Prof.dr. Sali Berisha uron besimtarët myslimanë për Natën e Bajramit

Lideri i PD dhe krejt opozitës, ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar besimtarët myslimanë: “Sonte Nata e Bajramit! Të dashur miq, sonte besimtarët musliman nderojnë dhe kremtojnë përfundimin e agjerimit të muajit të Madhnueshëm të Ramazanit. Me këtë rast le të urojmë nga zemra të gjithe ata që agjeruan, por dhe të gjithë besimtarët musliman dhe besimtarët e Zotit që i Gjithëfuqishmi të pranojë sakrificën e tyre dhe ta kthej në mirësi për ata, familjet e tyre dhe kombin shqiptar”.


URIMI ME RASTIN E BAJRAMIT TË FITRIT
 
Në emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët shqiptarë musliman që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër se dita e parë e Fitër Bajramit është nesër, respektivisht të dielën, më 30 mars 2025.
Të nderuar vëllezër dhe motra!
Sot po përcjellim muajin Ramazan, muajin e agjërimit dhe të vlerave të larta shpirtërore. Ramazani na solli shumë mirësi dhe begati të dukshme dhe padukshme. Ai na afroi më shumë me Zotin, burimin e ekzistencës dhe të të gjitha krijesave. Lutemi që Allahu i Madhërishëm të pranojë të gjitha përpjekjet tona gjatë Ramazanit dhe të bekojë efektet e tij në këtë botë dhe në botën tjetër.
 
Nesër, vëllezër dhe motra, është Bajram, është festë e madhe gëzimi. Le t’i kalojmë ditët festive me fytyra të gëzuara dhe zemra të hapura, duke qenë pranë familjeve, të dashurve, miqve dhe fqinjëve tanë. Urojmë që gëzimi i Bajramit t’i përfshijë të gjithë dhe me lutje të kujtojmë vëllezërit dhe motrat tona në të gjithë vendet e botës, të cilët sot vuajnë dhe ndiejnë dhimbje për shkak të padrejtësive ndaj tyre.
Le të ruajmë dinjitetin dhe bukurinë e Bajramit, dhe të sigurohemi që asnjë përmbajtje e papërshtatshme të mos e dëmtojë këtë festë të madhe.
 
Urimin e Bajramit të Ramazanit e përcjellim, në radhë të parë te muslimanët në Zvicër, pastaj për të gjithë ata muslimanë që jetojnë dhe veprojnë në shtetet fqinje, për muslimanët tanë shqiptarë në vendlindjet tona dhe për të gjithë botën muslimane.
Allahu ynë na e mundësoftë që të jetojmë në paqe dhe dashuri! Edhe njëherë gëzimi dhe hareja qofshin me ju, me familjet dhe miqtë tuaj!
Me fat ju qoftë festa e Fitër – Bajramit!
Mehas Alija
Kryetar i KMSHZ-së

—-

Shoqata “Lugina e Preshevës” në Gossau, St. Gallen uron Fitër Bajramin dhe falënderon anëtarët e saj për mbështetjen

Gossau, St. Gallen 

Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, Shoqata “Lugina e Preshevës” me qendër në Gossau, St. Gallen, përcjell urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët myslimanë, veçanërisht për vëllezërit dhe motrat tona të një gjaku dhe gjuhe. Urojmë që agjërimi dhe lutjet e bëra gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të jenë pranuar dhe që kjo festë të sjellë paqe, harmoni dhe begati në familjet tuaja. Në këtë rast, shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë anëtarët e rinj që u bashkuan me shoqatën tonë gjatë këtij muaji të shenjtë. Mbështetja dhe kontributi i tyre janë jetike për realizimin e vizionit tonë, i cili bazohet në përkushtimin ndaj kauzave të drejta dhe humanitare.

Shoqata “Lugina e Preshevës” mbetet e përkushtuar ndaj ndihmës për familjet e dëshmorëve dhe ruajtjes së kujtimit të tyre, si dhe zhvillimit të projekteve bamirëse të studiuara dhe të zbatuara me përkujdesje. Ne garantojmë që çdo ndihmë financiare do të menaxhohet me transparencë të plotë dhe nuk do të keqpërdoret, pasi rreth shoqatës sonë veprojnë individë të dëshmuar dhe të përkushtuar ndaj qëllimeve të saj fisnike. Prandaj, ftojmë të gjithë ata që duan të kontribuojnë, qoftë me anëtarësime apo donacione, të bëhen pjesë e këtij misioni të rëndësishëm. Në emër të kryesisë dhe të gjithë anëtarëve të Shoqatës “Lugina e Preshevës”, ju urojmë: Gëzuar Fitër Bajramin! Zoti e bekoftë kombin tonë dhe miqtë tanë!

PhD. Dashnim Hebibi, kryetar i SHH „Lugina e Preshevës“ 


Të dashur miq, vëllezër e motra,

Sot, në këtë ditë të bekuar të Fitër Bajramit, zemrat tona janë të mbushura me gëzim, mirënjohje dhe bekime të pafundme. Pas një muaji adhurimi, reflektimi dhe sakrifice, kjo festë na bashkon me vlera të larta shpirtërore, duke na kujtuar fuqinë e mëshirës, dashurisë dhe solidaritetit mes nesh.

Me këtë rast, dua të shpreh falënderimet më të sinqerta për mikpritjen e jashtëzakonshme që më keni bërë në çdo iftar, xhami apo aktivitet që është mbajtur gjatë këtij muaji të shenjtë. Çdo takim ka qenë një çast i çmuar i vëllazërisë dhe unitetit tonë, një dëshmi e bukurisë së besimit dhe traditave tona.

Gjithashtu, Rrjeti i Miqësisë ka vazhduar të forcohet si një rrugëtim i përbashkët, duke na lidhur edhe më shumë me njëri-tjetrin. Një falënderim i veçantë shkon për diplomatët që shpesh kemi pasur kënaqësinë t’i takojmë në aktivitete të ndryshme, duke ndarë mendime, përvoja dhe vizione të përbashkëta për të ardhmen.

Muaji i shenjtë i Ramazanit na ka dhënë mundësinë të fokusohemi më shumë në çështjet shpirtërore, duke mbushur shpirtin me energji pozitive dhe devotshmëri. Megjithatë, as aktiviteti ynë kombëtar nuk ka mbetur pas – përkundrazi, kemi punuar me përkushtim në projekte që i shërbejnë kauzës sonë dhe kemi fituar më shumë miq për rrugëtimin tonë të përbashkët.

Në këtë ditë të shenjtë, uroj që paqja, harmonia dhe bekimet hyjnore të mbushin shtëpitë dhe zemrat tuaja. Zoti ju shpërbleftë me mirësi dhe lumturi!

Gëzuar Fitër Bajramin! Florim Useini, kryetar nderi i Rrjetit të Biznesmenëve Shqiptarë në Zvicrën Qëndrore


Me fat Fitër Bajrami

Shëndet e lumturi, njerëzim, edukat, dashuri ndaj njëri-tjetrit, respekt, dashuri ndaj Allahut që na krijoj e Prindërve që na sjellën në kët botë.

Zoti ju bekoftme të gjitha të mirat e botës.

Rexhep Gashi, kryetar i IPAK


 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh