4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Spiropali merr drejtimin e MEPJ: Objektivi strategjik, integrimi europian

Duhet ti lexosh

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mori sot detyrën nga paraardhësi i saj, Igli Hasani, në një ceremoni të organizuar në ambientet e ministrisë.

Gjatë fjalës së prezantimit, Spiropali vlerësoi përvojën dhe ekspertizën e ish-ministrit Igli Hasani, i cili, sikurse ajo u shpreh, “do të jenë një vlerë e shtuar në Komisionin Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme”.

Duke e nderuar të marr detyrën nga miku dhe kolegu Igli Hasani, përvoja dhe ekspertiza e të cilit do të jenë një vlerë e shtuar në Komisionin Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme,” tha Spiropali.

Ajo shprehu bindjen se, edhe me angazhimin e tij si Kryetar i Komisionit, së bashku me z. Hasani, do të çojnë përpara objektivin strategjik të shtetit shqiptar për Shqipërinë Europiane.

Nga ana e tij, Hasani shprehu besimin se “reformat dhe proceset që kemi nisur dhe çuar përpara me stafin e Ministrisë gjatë dy viteve të fundit do të vazhdojnë të jenë prioritet edhe nën drejtimin e ri”.

Në një postim në faqen e Facebook, ish-ministri Hasani u shpreh se “Finalizimi i ligjit të ri për Shërbimin e Jashtëm, tashmë i përfunduar e që së shpejti do të paraqitet në Kuvend; konsolidimi i strukturës së re të Ministrisë; përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve konsullore për qytetarët tanë jashtë vendit; zbatimi dhe forcimi i standardeve të emërimeve mbi bazën e meritës dhe profesionalizmit; rritja e përfaqësimit të grave në diplomaci; hapja dhe forcimi i përfaqësive të reja në vende strategjike; fuqizimi i pasaportës shqiptare; si edhe zbatimi i një qasjeje më të thjeshtuar dhe efektive në punën e MPJ-së”.

Duke sjellë në vëmendje disa prej prioriteteve, Hasani theksoi se po aq e rëndësishme është që udhëheqja e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian të vazhdojë me një bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë dhe Kuvendit.

Është bindja ime se rrugëtimi ynë drejt BE-së nuk është detyrë e një ministri, e një ekipi apo e një institucioni të vetëm – por një projekt kombëtar, i bazuar në transparencë, konsultim të gjerë dhe besueshmëri,” shtoi ai. Në përfundim, Hasani i uroi Spiropalit suksese në këtë përgjegjësi të rëndësishme, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit