-1 C
Zurich
Sunday, January 11, 2026
spot_img
spot_img

Sot zgjedhje të përsëritura në 4 komuna të Maqedonisë, të drejtë vote kanë 128,286 qytetarë

Duhet ti lexosh

Në komunat Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë sot po mbahen zgjedhje të përsëritura për kryetar komune, pasi në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale më 19 tetor të vitit të kaluar nuk u arrit dalja e paraparë me ligj prej së paku një të tretës (33,33 për qind) të votuesve të regjistruar, që është kusht që zgjedhjet të konsiderohen të suksesshme. Sipas Kodit Zgjedhor, për t’u zgjedhur kryetar komune në votimin e përsëritur, është e nevojshme që për njërin nga kandidatët të votojnë më shumë se gjysma e qytetarëve që do të dalin në zgjedhje.

Votimi filloi në orën 07:00 dhe vendvotimet mbyllen në orën 19:00. Votuesit në vendvotime do të identifikohen me dokumente personale të vlefshme – letërnjoftim ose pasaportë, ndërsa identiteti i tyre do të konfirmohet edhe përmes aparateve për identifikim biometrik.

Në Gostivar do të votohet në 120 vendvotime, ndërsa në Listën Zgjedhore janë të regjistruar 82.870 qytetarë me të drejtë vote. Prej tyre, 78.185 votues janë banorë të përhershëm të komunës, ndërsa në Listën e veçantë Zgjedhore për persona që jetojnë jashtë vendit janë të regjistruar 4.604 votues.

Në Mavrovë-Rostushë ka 40 vendvotime, ndërsa në Listën Zgjedhore janë të regjistruar 10.575 votues, prej të cilëve 9.622 në listën për banorë të komunës dhe 951 në listën për votues që jetojnë jashtë vendit.

Në Vrapçisht, në 39 vendvotime duhet të votojnë 27.279 qytetarë, prej të cilëve 26.318 janë banorë të përhershëm të komunës, ndërsa në Listën e veçantë Zgjedhore për votuesit që jetojnë jashtë vendit janë të regjistruar 950 persona.

Numri i votuesve në Qendër Zhupë të regjistruar në Listën Zgjedhore është 7.562, prej të cilëve 6.305 janë në komunë, ndërsa në Listën e veçantë Zgjedhore për votuesit jashtë vendit janë të regjistruar 1.257 persona. Atje do të votohet në 16 vendvotime.

Dje, në këto komuna votuan personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, si dhe të burgosurit./BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme