1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Sot u bë hapja solemne e Qendrës së Kulturës në Kutinë të Kroacisë

Duhet ti lexosh

Në këtë ngjarje të madhe ishin prezent kryetari i bashkisë së Kutinës z.Zlatko Babić, e dërguara e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kroaci znj.Alma Kasa, Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Kroaci z.Milaim Fetai, Shoqata e luftëtarëve shqiptarë të luftës atdhetare në Kroaci, Veteranët e luftës, Shoqata Dea, Shoqata kulturore Shkendija, Bashkesit shqiptare nga Karlovaci e Slavonija dhe shumë e shumë qytetar e miq kroat nga prefektura e Sisakut dhe Moslavinës.

Kryetari i Unionit iu drejtua bashkëkombasve e musafirëve, duke theksuar se kjo nuk do të jetë fundi por do të punojmë fort e do të vazhdojmë edhe më tutje në hapjen e qendrave kulturore shqiptare në mbarë Kroacinë dhe aty ku ka nevojë.

Në emrin e bashksisë Shqiptare të Mosllavinës dhe Sisakut si dhe në emër të vet Unionit kryetari i përshëndeti të pranishmit duke i uruar punë të mbarë kryetarit Agim Gjidoda ku për shkaqe të shëndetit kryetari Çollaku foli në emër të tij. Në këtë fjalim e përgëzoi z.Gjidodën për punën dhe kontributin e dhënë në kohën si veprimtar i shquar shqiptarë në Republikën e Kroacisë dhe natyrisht për punën e madhe për rindërtimin dhe hapjen e qendrës kulturore shqiptare në Mosllavinë.

Shqiptarëve në këtë anë të Krocisë ju dëshiroj që kjo mos të jetë vetëm një zyre apo një qendër e radhës e cila nuk do të jetë në përmbushje të aktiviteteve tona, kemi dëshirën që kjo qendër kulturore të jetë e përmbushur me rininë tonë, sepse këto qendra kulturore nuk kanë asnjë vlerë në qoftë se qytetarët shqiptarë nuk i mbushin ato me aktivitetet e veta shoqërore e kulturore.

Qendrat kulturore në vetvete nuk ka vlerë pa njerëz, andaj ju lus që kjo qendër të lulëzojë e të vazhdojë punën e vet me gjithë shqiptarët të cilët kanë nevojë për një aktivitet, kjo qendër i ka zyret e hapura për qdo aktivitet shqiptarë, për manifestime apo për ahengje familjare.

Njëkohsisht të gjith ata që dhanë kontributin për hapjen e kësaj qendre kulturore sadopak, sidomos familjarët shqiptarë të qytetit të Kutinës dhe kësaj prefekture i uroj që ta gëzojnë këtë shtëpi të kulturës.

Kryetari Çollaku gjithashtu përshëndeti të gjithë musafirët e pranishëm, kryebashkiakun z. Babic, Ambasadën e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, e në veqanti përshëndeti një numër të madhë veteranësh të cilët ishin tl pranishëm në Kutinë, e natyrisht që me prezencën e tyre e quam një mesazhë të fortë se shqiptarët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në shtetin kroat, dhe këtë shtet e njohim si shtetin tonë, dhe sigurisht që fjalimin e përfundoi me thënijen Zoti e bekoftë popullin shqiptarë, Zoti e bekoftë shtetin Kroat, të na rrojnë shtetet tona prej nga vijmë dhe Kroacia ku jetojmë dhe veprojmë.

Duhet theksuar se Shoqata kulturore Shkëndija sot solli një program jashtzakonisht të bukur ku para se të prehet shiriti u prezantuan me këngë e valle shqipe e veshjeve kombtare shqiptare ku i dha një bukuri të jashtzakonshme kësaj ngjarje, e pas kësaj vazhdoi programi me muzikë shqipe ku u shtrua edhe dreka nga Bashkësia Shqiptare e Sisakut dhe Mosllavinës. / Unioni i Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë

 

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit