Edhe kështu pritet viti i ri, duke u lutur, që të gjej diçka nga kantat e bërdhokut. Sonte, kudo nëpër botë, poashtu edhe në çdo trevë shqiptare, nguten për të blerë qytetarët gjësende të mira për të festuar Vitin e RI 2025. E dijmë, se ka plot edhe të tjerë, që nuk kanë se çka të shtrojnë tavolinën. Edhe në Tiranë, Gjilan, Prishtinë, Ferizaj, takuam disa lypës që kërkonin nëpër kanta bërdhoku ndoj ushqim.
Një bashkëkombas në Gjilan e takuam rastësisht dhe deshtëm të flasim me te, por ai me lotë në sy na tha: “Sot ju kërkoj të mos më uroni “gëzuar vitin e ri” pasi e kam të vështirë ta gëzoj. Ndaj ju kam thënë të gjithëve kurseni nga urimi i zakonshëm! Le të presim ndërrimin e viteve qetësisht dhe të urojmë një vit të paqtë pasi i gëzuar dyshoj të jetë. Ku ka ma keq se me kërku nëpër kanta bërdhoku. Ata që më shohin mendojnë se nuk jam mirë mentalish. E kam këtë biçikletë dhe shpirtin”. Varfëri e skajshme…
Foto nga E.E
helveticALforum




