3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Sot inaugurohet rruga ndërkufitare Kosovë-Shqipëri

Duhet ti lexosh

Sot do të bëhet inaugurimi i rrugës ndërkufitare Kosovë-Shqipëri, konkretisht mes fshatrave Gorozhup të Kosovës e Pogaj të Shqipërisë.

Ministria e Infrastrukturës thotë se ky projekt është rezultat i marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me qëllim të forcimit të lidhjeve infrastrukturore dhe zhvillimit rajonal.

Në këtë ceremoni pritet të jenë të pranishëm zyrtarë shtetëror, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj e  kryetari i Bashkisë së Hasit, Miftar Dauti.

Ditë më parë, Durmishi derisa kishte ndarë pamje nga punimet në këtë rrugë ndërkufitare,kishte shkruar. “Ne ndërtojmë ura që na bashkojnë dhe i kalojmë kufinjtë të cilët na kanë ndarë padrejtësisht”. /BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit