8.9 C
Zurich
Sunday, April 12, 2026
spot_img
spot_img

POSTIMET E FUNDIT

Sot ‘El Clasico`, përballja më e madhe e vitit në futboll

Ndeshja më e madhe e vitit vjen sot pasdite. Kanë mbetur vetëm pak orë nga nisja e “El Clasicos” mes Real Madridit dhe Barcelonës, që do të zhvillohet nga ora 16:15 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Kjo përballje vjen në një moment tejet interesant, me Real Madridin që udhëheq në tabelën e La Ligas me dy pikë më shumë se rivali i përjetshëm, Barcelona, kampionia në fuqi e Spanjës.

Në sezonin e kaluar, ndeshjet direkte folën në të mirë të katalonasve, të cilët fituan katër duelet me radhë ndaj madrilenëve, duke treguar superioritet në “El Clasico-t” e fundit.

Të dy skuadrat përballen me mungesa të rëndësishme. Te Barcelona do të mungojnë Robert Lewandowski dhe Raphinha, dy prej shtyllave kryesore të sulmit. Nga ana tjetër, Real Madridi përballet me probleme në mbrojtje, pasi David Alaba dhe Antonio Rudiger nuk do të jenë të gatshëm për këtë përballje.

“Bernabeu” do të jetë sërish në qendër të vëmendjes botërore, aty ku do të shkruhet një tjetër faqe e historisë së gjatë dhe legjendare të rivalitetit më të madh në futbollin spanjoll e atë ndërkombëtar, transmeton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB