1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Sot bëhen 17 vjet që nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Duhet ti lexosh

Miratimi i saj ishte një moment historik që shënoi fillimin e një epoke të re për Kosovën.

Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të të njëjtit vit. Si akti më i lartë juridik në vend, Kushtetuta e Kosovës u garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

Nëpërmjet Kushtetutës së saj, Kosova është definuar si një shtet i pavarur dhe sovran, me një sistem demokratik të qeverisjes dhe me respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut si vlera themelore të shoqërisë. Kushtetuta e Kosovës gjithashtu mbron dhe promovon diversitetin kulturor dhe gjuhësor të vendit dhe siguron një ambient të sigurt dhe paqësor për të gjithë qytetarët e saj.

Kushtetuta e Kosovës, e cila në pjesë të madhe rrjedh nga pakoja e Ahtisarit, i dha të drejta specifike minoriteteve që jetojnë në Kosovë, raporton RTKlive. 17 vjet pas miratimit të Kushtetutës, Kosova vazhdon të përballet me sfida, por ka arritur të promovojë vlerat e saj kushtetuese, duke ndërtuar një shoqëri të lirë, demokratike dhe të hapur për të gjithë qytetarët e saj. Një nga hartuesit e Kushtetutës, profesori Arsim Bajrami mbrëmë në “Speciale” në RTK e ka vlerësuar Kushtetutën e Kosovës si ndër më të fortat në Evropë për sa i përket mënyrës së ndërtimit.

“Kushtetuta e Kosovës është ndër më të fortat në Evropë, për çfarëdo rishikimi qoftë edhe ai formal a teknik, me shtua një presje, do të duhej tre konsensuse. E para politik i të gjitha partive, e dyta ndëretnik që do të duhej të negociohej me deputetët që kanë ulëset e garantuara dhe e treta edhe pse në vitin 2011 është hequr pavarësia e mbikëqyrur, ne s’mund të bëjmë ndryshime të njëanshme esenciale”, ka thënë Bajrami në RTK. Dita e sotme në Republikën e Kosovës është ditë feste.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit