2.6 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Soros takohet me Ramën në Davos, pak ditë pas inagurimit të Trump

Duhet ti lexosh

Zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-ve duket se nuk do ta ndalojë miqësinë e Edi Ramës me Alex Soros, djalin e multimiliarderit George Soros.

Ata janë takuar sërish në Davos të Zvicrës, ku u mbajt Forumi Ekonomik Botëror, teksa ky takim mes tyre vjen vetëm pak ditë pas ceremonisë së inagurimit të Trump, ku Rama nuk mori ftesë për të qenë i pranishëm.

Soros ka publikuar në Instagram foto me Edi Ramën dhe me flamurin shqiptar, teksa krahas tyre shkruan: “Kthim në Davos të Zvicrës për Forumin Ekonomik Botëror, ku Shqipëria është e para, sepse gjërat shkojnë sipas rendit alfabetik”. Ndryshe nga herët e tjera, Soros ka “harruar” ta etiketojë si “vëlla” Edi Ramën këtë radhë.

Alex Soros njihet për miqësinë me Edi Ramën dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, ku viziton shpesh dhe Tiranën për t’i takuar ata dhe këtë gjë e bën me dije vetë ai përmes fotove të postuara në rrjet, njofton oranews.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit