BallinaSportiSkuadra shqiptare ndeshet me 14 herë kampionin e Çekisë në Kupën Evropiane

Skuadra shqiptare ndeshet me 14 herë kampionin e Çekisë në Kupën Evropiane

-

Skuadra e Çairit synon rezultat sa më të mirë në Kupën Evropiane. Skuadra shqiptare me trajner Basri Latifin është e përgatitur maksimalisht për sfidën me Slavia-n nga Praga. Sfidë e vështirë për skuadrën shqiptare që kërkon mrekullinë.

“Së bashku, për një Çair Evropian. 

WHC Çair me hyrje falas pret mbështetje në Kupën Evropiane. Të shtunen dhe të dielën, WHC ÇAIR luan ndeshjet e radhës ndërkombëtare. 

WHC Çair po i zhvillon përgatitjet e fundit para dy sfidave me Slavia Pragë, duele që do të luhen në fundjavë ( të shtunen dhe të dielën) në orën 18:00 në “Jane Sandanski” në Shkup. (Kompleksi Hotel Rusia)

Në një situatë kur jemi afër kalimit në 1/4 e finales së kupes evropiane, na duhet mbështetje maksimale, ndaj ftojmë të gjithë të vijnë dhe të na japin forcë përballë skuadrës cilësose e cila është shpallur 14 herë kampione e Çekisë. Gjenerata e sukseseve është gati për tjetër të arritur. 1/4 e Finalës Europiane është shum afër.  Kundërshtari ynë është mjaft i fortë, por vajzat tona dhe drejtuesit e skuadrës janë të përkushtuar që të ofrojnë më të mirën për të nderuar fanellën e Çairit.  Synojmë fitore për t’iu bërë të gjithëve krenarë dhe për të dëshmuar rritjen e vazhdueshme.  Mos haro këtë vikend është festa jonë. Le të mbështesim vajzat tona drejt suksesit historik”, njofton Çairi. /K.Goca

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“Rexhep Demiri – Dritëhijet e një rrugëtimi diplomatik”, libri që po...

0
Nga Besnik HEBIBI Pejë, 26 shtator 2026 – Libri “Rexhep Demiri – Dritëhijet e një rrugëtimi diplomatik”, i cili sjell rrëfimin dhe përvojën e Ambasadorit të...