POSTIMET E FUNDIT

Shtatë lojtare iraniane marrin azil në Australi, kapitenia ndryshon vendim

Shtatë anëtare të ekipit kombëtar të femrave të Iranit kanë marrë azil në Australi pas pjesëmarrjes në Kupën e Azisë, ndërsa kapitenia Zahra Ghanbari raportohet se ka ndryshuar mendje, sipas mediave iraniane.

Më 11 mars, lojtarja e parë që hoqi dorë nga azili informoi ambasadën iraniane për vendndodhjen e saj, duke detyruar pjesën tjetër të ekipit të evakuohej. Ndërkohë, disa lojtare kishin refuzuar të këndonin himnin kombëtar gjatë ndeshjes me Korenë e Jugut, në shenjë proteste kundër regjimit islamik.

Australia ofroi azil politik ekipit për t’i mbrojtur ato nga kthimi në Teheran, ku televizioni shtetëror i etiketon si “tradhtare të kohës së luftës”. Fillimisht pesë, pastaj gjashtë lojtarë dhe një anëtar i stafit kërkuan qëndrimin në Australi, përpara se njëra prej tyre të tërhiqej.

Pjesa tjetër e skuadrës u nis drejt Kuala Lumpurit, duke pritur rifillimin e udhëtimit drejt Iranit, ku situata e sigurisë mbetet e ndërlikuar, transmeton euronewsal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB