9.9 C
Zurich
Wednesday, December 10, 2025
spot_img
spot_img

Shqiponjat e mërgatës – Arbnori dhe Rrezart Kuqi

Duhet ti lexosh

Nga Dashnim HEBIBI

Shqiponjat e mërgatës, Arbnori dhe Rrezart Kuqi – dy vëllezër që nuk njihen vetëm në diasporë, por në çdo vend ku frymon zemra shqiptare. Ata jetojnë e veprojnë në Zvicër. Një familje e plotësuar. Prindërit i ke në çdo aktivitet në të mirë të çështjes kombëtare. Janë frymëzim për gjeneratat e reja.

Në ta ka diçka të rrallë, një brishtësi të fuqishme që e mbart vetëm arti i vërtetë. Janë këngëtarë që e ringjallin mallin e dheut të largët, instrumentistë që me tingujt e tyre e zbusin dhimbjen e mërgimit, por edhe sportistë që e ruajnë trupin aq sa ruajnë shpirtin.

Janë dy djem që nuk këndojnë vetëm me zë, por me zemër. Nuk luajnë vetëm me instrument, por me kujtime. Nuk dalin në skenë vetëm për publikun, por për t’i treguar vetes se rrënjët nuk shkulen kurrë, edhe kur jeta të çon larg.

Në ta ndjehet gjithmonë një mall i butë, një dhimbje e ëmbël për vendin e lindjes, për shtëpinë, për nënën, për malin që e mban shqipen në majë. Dy artistë që nuk harrojnë kush janë, edhe kur duartrokitjet ndryshojnë nga qyteti në qytet e nga shteti në shtet.

Arbnori dhe Rrezarti – dy hije dritë në mërgatë, dy vëllezër që e mbajnë gjallë këngën, shpirtin dhe krenarinë shqiptare… kudo që shkojnë. Së shpejti një intervistë ekskluzive. 

( Foto nga Daut Luboja, mjeshtër)

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme