BallinaAtdheuShqipëria u bë strehë për rreth 2,000 hebrenj

Shqipëria u bë strehë për rreth 2,000 hebrenj

Poloni, Hasani në ceremoninë e 80-vjetorit të “Aushvic”: Shqipëria në anën e duhur të historisë

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka marrë pjesë në ceremoninë e 80-vjetorit të Çlirimit të kampit të përqendrimit Aushvic në Poloni. Në këtë aktivitet, krerë delegacionesh nga e gjitha bota bënë homazhe për viktimat e horrorit të paimagjinueshëm nazist dhe dëgjuan gjithashtu dëshmitë rrëqethëse të disa prej të mbijetuarve të Holokaustit.

Ministri Igli Hasani u shpreh rreth krenarisë për Shqipërinë, e cila tregoi një solidaritet të pashembullt në mbrojtje të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një krenari e veçantë për Shqipërinë, e cila gjatë Luftës së Dytë Botërore u shndërrua në një shembull të jashtëzakonshëm të mbrojtjes dhe solidaritetit ndaj hebrenjve, një trashëgimi që vazhdon të njihet dhe vlerësohet ndërkombëtarisht. Në fund të luftës, Shqipëria u bë strehë për rreth 2,000 hebrenj, duke u bërë i vetmi vend në Evropë me një popullsi hebreje më të madhe pas luftës se sa para saj.” – u shpreh ai. Në fund, ai nënvizon se “kjo trashëgimi vetëmohimi, gjatë një prej periudhave më të errëta të njerëzimit, do të na frymëzojë gjithmonë për të zgjedhur anën e duhur të historisë.”, njofton oranews.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Zvicër: pagat e larta të radiologëve ndezin debatin për reformën e...

0
Bernë – Pagat e disa radiologëve zviceranë, të cilat në raste të caktuara kalojnë 300 mijë franga në vit, kanë shkaktuar reagime të forta...