BallinaEKSKLUZIVEShqipëria shpallet destinacioni më i mirë i udhëtimeve në Evropë nga “Europexplores”

Shqipëria shpallet destinacioni më i mirë i udhëtimeve në Evropë nga “Europexplores”

-

Platforma e njohur e udhëtimeve “Europexplores” ka shpallur Shqipërinë si destinacionin më të mirë të udhëtimeve në Evropë, duke e kurorëzuar vendin tonë si një nga destinacionet më të përfolura për arratisjet verore.

Në një postim të publikuar në Instagram, “Europexplores” thekson se  “Shqipëria po bëhet një nga vendet më të përfolura për arratisjet në Evropë”.

Ky vlerësim, “Europexplores” sipas vjen si pasojë e kombinimit unik që Shqipëria ofron mes bregdetit mesdhetar, peizazheve malore, qyteteve të listuara në UNESCO dhe kostove më të ulëta të udhëtimit krahasuar me shumë vende të tjera të njohura të kontinentit.

Nga plazhet ngjyrë bruz të Rivierës Shqiptare dhe Ksamilit, deri te rrugët historike të Beratit dhe Gjirokastrës, vendi ofron një përzierje të pasur kulturash, natyre dhe traditash.

“Është lloji i destinacionit ku mund të kaloni një ditë duke notuar në ujë të kaltër të pastër dhe ditën tjetër duke eksploruar fshatra shekullorë me gurë ose duke bërë ecje në Alpet Shqiptare”, shkruan më tej “Europexplores”, duke nënvizuar potencialin e Shqipërisë për të ofruar eksperienca të larmishme për turistët.

Riviera Shqiptare, qytetet historike të mbrojtura nga UNESCO, si Berati dhe Gjirokastra, si dhe Alpet Shqiptare, po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë nga e gjithë bota.

Përveç bukurive natyrore dhe kulturore, Shqipëria ofron edhe një avantazh ekonomik, pasi kostot e udhëtimit dhe akomodimit janë më të përballueshme krahasuar me destinacionet e tjera evropiane, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

KUVENDI I PARË I PARTISË GUXO – DEGA NË ZVICËR

0
Mbajtja e Kuvendit Më 30 gusht 2026, në Basel-Landschaft, u mbajt Kuvendi i Parë i Partisë GUXO – Dega në Zvicër. Punimet u hapën me intonimin...

Paris SG “mbush arkën”