Rreth 38.8% e shqiptarëve janë duhanpirës, duke e renditur vendin mbi mesataren europiane.
Eksperti për çështjet e alkoolit dhe duhanit, Roland Shuperka, thekson se nuk ka pasur përparim në uljen e numrit të konsumatorëve të duhanit.
Ai u bën thirrje qytetarëve të ndërpresin këtë zakon, ndërsa nënvizon se disa produkte të reja me nikotinë mund të ndihmojnë në këtë drejtim.
Sipas tij, shqetësuese mbetet përfshirja e të rinjve dhe adoleshentëve, të cilët duhet të shmangin nisjen e konsumit të duhanit.
Në nivel global, raportet tregojnë se rreth 1.1 milion persona humbin jetën çdo vit nga sëmundjet e lidhura me duhanpirjen, transmeton euronewsal.




