Kuqezinjtë triumfuan në Serravalle ndaj San Marinos me rezultat 3:0, duke marrë tri pikë të rëndësishme.
Me këtë fitore,
San Marino – Shqipëria 0:3
Stadiumi nw San Marino.
Gjyqtar: M. Kapraly (Hungaria).
Shënues: Mehmeti (21′), Uzuni (27′, Manaj (65′).
San Marino: Colombo, Benvenuti, Rossi, Cevoli (Fabbr 60′), Giocondi, Capicchioni (Giacopetti 78′), Mularoni, Capicchion (Meloni 60′)i, Lazzari (Dell Balda 60′), Pancotti (Zannoni 74′) dhe Nanni.
Shqipëria: Sherri, Sina, Mitaj, Gjimshiti (Kumbulla 46′), Ismajli, Shehu (Qefalija 74′), Asllani, Muçi (Hoxha 66′), Mehmeti (Hasa 80′), Manaj (Shpendi 66′) dhe Uzuni. Shqipëria kryeson grupin me 6 pikë, e ndjekur nga Finlanda me 4, Bjellorusia me 1 dhe San Marino me 0 pikë.
Shqipëria kaloi në epërsi në minutën e 21-të, kur Anis Mehmeti shënoi nga afërsia, duke realizuar golin e tij të parë me fanellën e kombëtares. Mehmeti nuk pati vështirësi ta dërgonte topin në rrjetë për 0:1. Në minutën e 28-të, Rei Manaj ekzekutoi një goditje të lirë nga mbi 16 metra. Portieri i San Marinos e priti goditjen, por topi mbeti në zonë dhe Myrto Uzuni përfitoi, duke shënuar nga afërsia për 0:2.
Shqipëria vazhdoi të kontrollonte ndeshjen dhe në minutën e 65-të shënoi edhe golin e tretë. Rei Manaj realizoi nga afërsia, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë për 0:3.
Kuqezinjtë e menaxhuan epërsinë deri në fund dhe nga Serravalle u kthyen me tri pikë të plota. Shqipëria vazhdon kështu kryesimin e Grupit 1 me pikë të plota pas dy ndeshjeve./K.Goca/BS










