3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Shqipëria dhe Zvicra shënojnë 55-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike

Duhet ti lexosh

Sot, më 20 korrik, shënohet 55-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Zvicrës – një partneritet i qëndrueshëm, i ndërtuar mbi respekt të ndërsjellë, vlera të përbashkëta dhe një bashkëpunim afatgjatë që i ka rezistuar kohës.

Ky përvjetor është një moment reflektimi për rrugëtimin e përbashkët ndërmjet dy shteteve tona dhe një mundësi për të parë me besim drejt të ardhmes. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej marrëdhëniet me Zvicrën në fusha me interes të ndërsjellë si: ekonomia, arsimi, diaspora, turizmi, mjedisi, teknologjia dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Zvicra është një nga partnerët më të rëndësishëm për Shqipërinë në aspektin e bashkëpunimit ndërkombëtar, ndërsa një komunitet i madh shqiptarësh në Zvicër është dëshmi e lidhjeve të forta mes dy popujve.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme falënderon të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e këtij partneriteti, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe mirëkuptimit mes vendeve mike.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit