3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Shprehjet e paharrueshme të mësuesve zviceranë që nxënësit s’i harrojnë kurrë

Duhet ti lexosh

Këtë të hënë ka nisur shkolla edhe në kantonet e fundit në Zvicër. Dhe një gjë e dinë të gjithë ata që kanë kaluar ndonjëherë bankat e shkollës: mësuesit gjithmonë kanë një shprehje gati për çdo situatë. Shumë prej tyre janë aq karakteristike, saqë mbesin gjatë në mendjen e nxënësve.

Nga komuniteti janë ndarë shumë kujtime të tilla.

Ramon tregon:

«Gjatë gjimnazit më duhej të paraqitesha të paktën një herë në javë tek kujdestarja e klasës, sepse ndonjë mësues kishte ankuar për mua. Ajo më thoshte gjithmonë: ‘Eja tek unë me galop të shtrirë.’ Kjo u bë shprehje klasike në klasën tonë.»

Edhe Thomas kujton ende një batutë të ashpër, por kreative, nga profesori i fizikës. Një ditë, ndërsa kishte mbështetur kokën mbi duar, profesori i tha:

«Nuk e dija që boshllëqet duhen mbështetur, mendoja se ato notojnë vetë.»

Shprehje që mbesin gjatë në kujtesë

Edhe Martin kujton një mësues fizike që shpesh kombinonte humorin me mësimin:

«Në lazer shikohet vetëm dy herë: një herë me syrin e djathtë dhe një herë me syrin e majtë.»

Dhe, edhe pse ndonjëherë batutat dukeshin pak të ashpra, shumica e ish-nxënësve sot qeshin me to.

Timo rrëfen një tjetër:

«Problemi ndodhet mes stilolapsit dhe shpinës së karriges», ishte shprehja e zakonshme e mësuesit të tij.

Ndërsa Peter, vetë një ish-mësues i pensionuar, kujton batutën e tij të preferuar në orën e historisë, kur u referohej fjalëve të Martin Luterit “Këtu qëndroj, nuk mund ndryshe, Zoti më ndihmoftë”:

«Unë ulesha dhe thosha: ‘Këtu rri unë, por mund edhe ndryshe, Zoti ju ndihmoftë juve!’»

Këto janë vetëm disa prej shprehjeve të mësuesve që nxënësit nuk i harrojnë lehtë – të ashpra, ironike, por shpesh edhe të mbushura me humor që i bën të paharrueshme, shkruan 20min.ch, transmeton sam24.info.

Përgaditi: D.Hebibi

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit