2 C
Zurich
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Shkolla Shqipe në Dyseldorf shënoi 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Duhet ti lexosh

Përgatiti D.H

Dyseldorf, shkurt 2026 – Siç mësin helveticALforum.ch, Shkolla Shqipe në Dyseldorf shënoi me dinjitet 18-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, përmes një programi të pasur artistik dhe kulturor, i cili mblodhi nxënës, prindër, mësues dhe përfaqësues të institucioneve diplomatike.

Manifestimi u karakterizua nga recitime poetike, këngë, valle tradicionale dhe prezantime kulturore, të përgatitura me përkushtim nga nxënësit e shkollës, duke reflektuar dashurinë për gjuhën, historinë dhe identitetin kombëtar shqiptar. Programi u prit me duartrokitje dhe emocione nga të pranishmit, të cilët vlerësuan punën e vazhdueshme të Shkollës Shqipe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore në diasporë.

- Reklama -

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe dy zëvendëskonsujt e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Dyseldorf, znj. Albulena Haziri Korça dhe z. Besnik Gecaj. Me këtë rast, z. Gecaj mbajti një fjalë rasti në emër të Konsullit të Përgjithshëm në detyrë, z. Behar Isma, duke përcjellë urimet më të përzemërta për nxënësit, mësuesit dhe komunitetin shqiptar në Gjermani.

Në fjalën e tij, ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar tek brezat e rinj në diasporë, si dhe rolin e pazëvendësueshëm të shkollave shqipe në forcimin e lidhjeve me atdheun.

Ky aktivitet ishte një dëshmi e gjallë e angazhimit të komunitetit shqiptar në Dyseldorf për të kultivuar vlerat kombëtare dhe për të festuar me krenari përvjetorët e rëndësishëm të historisë së Kosovës, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme