Nga Mirela Kanini
Atmosfera e këndshme bëhej edhe më e shkëlqyer nga zërat e fëmijëve që jo vetëm flisnin aq bukur me një shqipe të kulluar, por ata recituan, kënduan shqip dhe vallëzuan me radhë vallet tona tradicionale. E ftuar ishte dhe Kryetarja e Vatra Chicago, Zj. Mirela Kanini e cila përgëzoi stafin drejtues për punën e mirë duke premtuar bashkëpunim më të ngushtë në të ardhmen të degës të cilën ajo drejton. Kjo shkollë u themelua në vitin 2006 e drejtuar nga mësues dhe administratorë të devotshëm e të përkushtuar.

Qëllimi kryesor i kësaj shkolle është të ruajë dhe kultivojë kulturën dhe gjuhën shqipe për fëmijët në Chicago dhe zonat përreth. Përmes mësimdhënies së strukturuar, aktiviteteve kulturore dhe bashkëpunimit të familjeve shqiptare synimi është që fëmijët të rriten me dashuri dhe krenari për rrënjët e tyre. Përveç mësimit të gjuhës shqipe kjo shkollë ofron edhe mësime valleje nëpërmjet grupit të kërcimeve “ Grupi Arbëria”, I cili prej vitesh përfaqëson kulturën dhe traditat tona nëpër aktivitete komunitare.

Semestri i dytë fillon më 1 Shkurt 2026 dhe drejtuesit e shkollës ju bëjnë thirrje të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre online në faqen: shkollashqipearberia.org Studentët e rinj janë të mirëpritur krahëhapur të behen pjesë e kësaj familje të madhe kulturore. Vlen për tu përmendur për punën e palodhur drejtoresha e shkollës Zj. Thea Kotomelo. Asistentja administrative Zj. Blerina Musaraj, mësueset Zj. Albana Romacka, Zj. Teuta Verria, Zj. Theodora Gjergji. /GD




