BallinaAtdheuShënohet përvjetori i 18-të i demonstratës së 10 shkurtit 2007

Shënohet përvjetori i 18-të i demonstratës së 10 shkurtit 2007

-

Lëvizja Vetëvendosje organizon disa aktivitete në 18-vjetorin e Demonstratës së 10 shkurtit 2007 kundër Pakos së Ahtisarit.

Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se sot në ora 10:00 është paraparë të bëhen homazhe te varri i Arben Xheladinit, në orën 12:00 homazhe te varri i Mon Balaj dhe në orën 13:15 homazhe te pllaka përkujtimore në bulevardi “Nënë Tereza”.

Kujtojmë se atë kohë, dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt nga policia rumune e UNMIK-ut. Përveç kësaj mbetën të plagosur edhe mbi 80 aktivistë pas përleshjeve të ashpra me policinë rumune. Policia rumune, efektivë të UNMIK-ut, gjuajti me plumba gome drejt turmës. Demonstrata ishte thirrur për kundërshtim ndaj Pakos së Ahtisaarit, njofton rtk.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shkëndija nuk ndalet, mposht edhe Sileksin në Kratovë

0
Tetovarët fituan me rezultat 0:2 në udhëtim ndaj Sileksit në Kratovë dhe arritën fitoren e pestë në po aq ndeshje. Kryesuesi i tabelës me 15...