3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Shefi i Misionit Konsullor të Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, forcon urat e bashkëpunimit me Zvicrën

Duhet ti lexosh

Nga Dashnim HEBIBI

Takim i frytshëm me Kryetaren e Qytetit të Usterit

Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, po vazhdon me përkushtim takimet me përfaqësues të institucioneve zvicerane, duke forcuar miqësinë dhe bashkëpunimin me Zvicrën – një shtet që shqiptarët e quajnë me krenari atdheu i tyre i dytë.

Në këtë kuadër, z. Berisha u prit nga Kryetarja e Qytetit të Usterit, znj. Barbara Thalmann Stammbach.

“Ky ishte një takim i ngrohtë dhe miqësor, ku biseduam për hapësirat e shumta të bashkëpunimit mes qytetit të Usterit dhe komunitetit tonë shqiptar. Më gëzon fakti që mërgata jonë këtu është e integruar, aktive dhe kontribuon fuqishëm në jetën shoqërore e institucionale të qytetit,” – u shpreh z. Berisha.

Ai shtoi më tej:
“Zvicra është shembull i demokracisë funksionale, mirëkuptimit dhe respektit për diversitetin. Shqiptarët që jetojnë këtu ndihen pjesë e pandashme e këtij vendi dhe me punën e tyre të përditshme po i japin një kontribut të madh zhvillimit të tij. Si Konsullatë, ne e kemi për detyrë të ndërtojmë edhe më shumë ura bashkëpunimi e mirëkuptimi, duke forcuar lidhjet mes institucioneve zvicerane dhe Kosovës.”

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih e vlerëson lart mikpritjen e znj. Thalmann Stammbach dhe gatishmërinë e saj për të thelluar bashkëpunimin, duke hapur horizonte të reja për përfaqësimin e mërgatës shqiptare në Uster.

SAM24.info

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit