Qeveria amerikane ka miratuar shitjen e 730 raketave anti-ajrore Patriot Arabisë Saudite, aleatit të saj në Lindjen e Mesme, për 9 miliardë dollarë, një zhvillim që vjen në sfondin e përshkallëzimit të tensioneve mbi Iranin.
Shitja, për të cilën është njoftuar Kongresi, “do të mbështesë politikën e jashtme të SHBA-së dhe objektivat e sigurisë kombëtare duke forcuar sigurinë e një aleati të madh jo-NATO që është një forcë për stabilitet politik dhe përparim ekonomik në rajonin e Gjirit”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.
Sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, Lockheed Martin, lejojnë kapjen e raketave balistike dhe raketave kruz, ndër të tjera, transmeton euronewsal.




