3.2 C
Zurich
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Serbia “strehë” për të kërkuarit nga Kosova, kriminelët shfrytëzojnë mungesën e bashkëpunimit

EKSKLUZIVE

Shteti i Serbisë vazhdon të jetë edhe më tutje strehë e personave të kërkuar për vepra të ndryshme penale nga institucionet e Kosovës. Sipas njohësve të drejtësisë, duhet presion ndërkombëtar që kjo qasje të ndryshojë

Janë 6 pikë kalime kufitare me Serbinë.

Por, vija ndarëse mes dy shteteve prej gati 400 kilometrash, e bënë të vështirë kontrollimin e plotë, dhe rrjedhimisht edhe kalimet ilegale.

- Reklama -

Dhe kjo, nuk është lënë pa u shfrytëzuar ndër vite, nga persona të kërkuar nga drejtësia në Kosovë.

Në arrati nga Kosova, aktualisht janë disa persona, të kërkuar edhe me urdhër-arreste ndërkombëtare.

Dhe një vend ku të njëjtit mund të jenë fshehur, po vlerësohet të jetë Serbia meqë ky shtet nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi juridik me Kosovën.

- Advertisement -

“Shpesh herë në kufi me Serbinë e shfrytëzojnë rastin që të kalojnë në Serbi, pasi që Kosova nuk ka marrëdhënie bilaterale me Serbinë nuk na kanë njoft as ne nuk i kemi njoftë, andaj është vështirë që me shtetet që nuk ke marrëdhënie bilaterale të bëhet ekstradimi i personave të tillë, nuk besoj që Serbia e merr një hap të tillë që të ekstradojë persona të tillë”, ka thënë Refki Morina – ish-shef i krimeve të rënda në Polici.

Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, do duhej të kishte presion nga ndërkombëtarët që Serbia të mos bëhet strehë e kriminelëve të kërkuar nga institucionet e Kosovës.

“Kjo gjendje nuk është që është duke ndodhur se voni vetëm tani, por kjo ka ndodhur prej vitit 1999 e me theks të veçantë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në 2008, IKD në vazhdimësi ka potencuar se institucionet e republikës së Kosovës do të duhej që të kishin raporte të ngushta me ndërkombëtarët që njëfarë mënyre kërkesat e Kosovës të dëgjohen dhe ti kërkoj Serbisë që të e ndalojë këtë qasje”, ka thënë Ehat Miftaraj – drejtor në IKD.

Policia e Kosovës, nuk ka treguar për numrin e personave që aktualisht janë duke u kërkuar, duke thënë se duhet të i referohemi postimeve që ky institucion publikon në Facebook dhe në Web faqen e tyre.

Ndërkohë që nga muaji maj i 2024, Enver Sekiraqa i dënuar nga shkalla e parë me 25 vjet burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, është në kërkim nga organet e drejtësisë.

I dënuar me 10 vjet burgim, për përfshirje në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanovqi, është edhe Marko Roshiq, që po ashtu vazhdon të jetë i paarritshëm për organet e drejtësisë.

Së fundmi Policia e Kosovës, ka lëshuar urdhër-arrest edhe për Mefail Shkodrën dhe dy djemtë e tij Edonis e Engjull Shkodra të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

Ditë më parë, nga Burgu i Mitrovicës, arriti të arratisej Dorde Radomiroviq, i dënuar për vrasje.

Në vitin e kaluar, Faton Hajrizi, pasi ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës, kishte mbërritur në Serbi, ku u vra nga autoritetet serbe pas një kërkimi intenziv, meqë kishte marrë pjesë paraprakisht në vrasjen e një polici dhe kishte plagosur një tjetër, në Loznicë të Serbisë. /BS

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme