3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Selmon Skovërçani 50 Vjet në Zvicër. Gjithmonë me Zemër e me Shpirt me Kosovën 

Duhet ti lexosh

/ Nga Dashnim HEBIBI /

Përmes pak rreshtave, ngase modestia e z. Skovërçani nuk lejon, do të thurrim fjalë të mira, ngase ai edhe vet na tha se çka ka bërë, ka bërë bashkë me familjen, për atdhe me moton e vjetër, ‘çka e jep dora e djathtë, të mos e shohë as e majta.’ Nga viti 1974 jeton në Zvicër.

Është familje e madhe, shtatë vëllezër. Me punë e përkushtim në rrugë të drejtë. Prej vitit 1974 e deri në vitin 2018, asnjëherë nuk ka shkuar te mjeku. Punë natë e ditë, duke gëzuar autoritet edhe te firma ku ka punuar, por edhe te shokët e firmës. Bëmirës e atdhetar. Fjalë pak e vepra shumë.

Nuk është ndalur aty ku është kërkuar për kombin tonë, pavarësisht se nga cila trevë e atdheut vjen. E takuam ditë më parë rastësisht në Regensdorf, rrethina e Cyrihut, ku jeton me familje. Më shumë në Regensdorf se sa në Kamenicë, por vendlindja është oksigjen i çdo sekondi.

Atë ditë kishte dalur me bashkëshorten për të kryer disa blerje të përditshmërisë, por kur u takuam, erdhi e na përqafoi dhe nuk shkoi pa pirë një kafe me ne. Kështu e kanë zemërbardhët.

Me te bashkëbiseduam rreth një orë. Kur ia përmend se është veprimtar e që ka vepruar pa u ndalur, ai ta ndërron temën, duke thënë se është dashur dhe duhet të punojmë për vendlindjen. Ka pasur një aksident dhe është lënduar shumë, por mendjen e zemrën askush nuk ka mundur t’ia shkëpusë nga atdheu.

(Gjatë bisedës me z.Skovërçani)

Ka disa vite që është në pension. Herë në Kosovë e herë këtu. Janë 36 pjestarë të familjes. I ka 4 fëmijë dhe 7 vëllezër, që të gjithë njihen për bëmirës dhe atdhetarë. Ai përmend vëllezërit dhe dy motrat e tij. I përmendë me shumë dashuri prindërit.

Gjatë bisedës,  disa herë u përmend se dashuriia ndaj familjes është e shenjtë. Atdheu e bëmirësia nuk duhet të ndalen. Jemi popull bëmirës. I jemi falenderues edhe popullit zviceran dhe Zvicrës se e kemi pasur mbështetje. Lavdi dëshmorëve që ne sot e kemi të lirë Kosovën, falë atyre, invalidëve dhe veteranëve të luftës, pa e harruar edhe kontributin e miqve tanë të drejtuar nga Amerika.

Së bashku me mikun tim Prof. Burhan Morina, na shkoi koha aq shpejt duke bashkëbiseduar me veprimtarin Selmon Skovërçani nga Kamenica, nga i cili mësuam shumë se sa sakrificë kanë pasur brezat para nesh dhe kanë lënë vepra të mira këtu në Zvicër ku po jetojmë.

Gjeneratat e para do të kujtohen, sepse ato sakrifikuan shumë për ne e për kombin. Ne krenohemi me sukseset e gjeneratave të reja, por nuk do ti harrojmë ata që kanë shkrirë jetën që ne ta kemi të lehtë deri te arritja e sukseseve. Mirënjohje.

(Foto nga Adi Hebibi)

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit